English

Shqipëria në krye të OSBE, Edi Rama i beson ish-ministrit të Jashtëm postin e rëndësishëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është caktuar si i dërguari i posaçëm i kryeministrit Edi  RamaOSBE.

- Advertisement -

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet faqes zyrtare të OSBE-së, e cila prezantoi ekipin që do të mbështesë stafin e kryeministrit shqiptar si kryetar i radhës së presidencës së OSBE-së.

 Ekipi i shefit t qeverisë shqiptare do të përbëhet nga 13 persona.

OSBE i njeh kryetarit të radhës të drejtën që të emërojë përfaqësues personal ose të veçantë për të trajtuar krizat ose për të siguruar një bashkërendim më të mirë të përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse në fusha të veçanta.

Në rastin e presidencës shqiptare të OSBE-së, këtë rol do ta luajë ish-kryediplomati Bushati. Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka qenë një zë mjaft kritik brenda Partisë Socialiste, ndërsa për shumë tema ai ka mbajtur qëndrime kundër bllokut.

Kjo situatë e tensionuar tashmë duket se do t’i përkasë të shkuarës, pasi kryeministri Edi Rama i ka besuar Bushatit një  pozicion kyç në OSBE.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?