English

Shqipëria në krye të OSBE, ish-ministri Aldo Bumçi: Ngjarje jo e mirë për organizatën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit sa vijnë e shtohen, sidomos pas vrasjes së gjeneralit të lartë,  Qasem Soleimanit. Ky i fundit u vra të premten e kaluar pas një sulmi me dronë të ndërmarrë nga SHBA në aeroportin e Bagdadit në Irak.

- Advertisement -

Për këtë situatë ka folur në “Euronews Now” edhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi, i cili tregoi edhe rreziqet e mundshme që i kanosen Shqipërisë. Ai tha se vendi ynë me strehimin e muxhahedinëve ka treguar qartësisht se është kundër regjimit aktual në Iran dhe kjo theksoi Bumçi e shton rrezikun ndaj vendit tonë.

“Rreziku është real. Përshkallëzimin në një konflikt nuk mund të ndodhi në vende, të cilat Irani nuk i arrin dot ose i ka shumë të vështirë t’i godasë. Në këtë rast ndodhi në Irak dhe u goditën bazat amerikane atje.

Pra është më e lehtë që përshkallëzimin ta bësh në vende e tjera, ku është më e lehtë, jo me kosto të madhe dhe në këtë listë mundësish për përshkallëzim, urojmë që mos të këtë përshkallëzim, që të arrihet që kjo krizë të arrijë në një marrëveshje të madhe duke përfshirë gjithçka, por nëse jo, patjetër që Shqipëria është në hartën e mundshme të përshkallëzimit.

Nuk jam këtu për të krijuar panik të pabazuar. Irani nuk e bënë dot përshkallëzimin në SHBA, edhe në Britani nuk e bënë dot, por do përpiqet ta bëjë në vendet e rajonit, ku aty ka mundësi të projektojë forcë, aty ka bazën e saj duke filluar nga Libia,  Irani, Siria dhe Jemeni dhe vendet e Gjirit Persik.  Aty ka terrenin ku do të projektojë forcë.

Po flasim për një shtet që merr përsipër akte terroriste, por në këtë hartë Shqipëria dallon nga vende te treta dhe nuk mund të krahasohet me Britaninë e madhe dhe me SHBA që janë paranojë e terrorizmit, por në krahasim me vendet e tjera ne nuk jemi as si Maqedonia, Sllovenia dhe as si Serbia. Ne kemi strehuar të gjithë muxhahedinët dhe kjo është shënuar si një akt qartazi kundër regjimit aktual në Iran.

Ne jemi tashmë në hartën e tyre dhe nëse do të ketë përshkallëzim, këto do të ndodhin në vende të treta, sepse është shumë vështirë që Irani të godasë larg dhe do e ketë të pamundur dhe për shumë arsye.

Vigjilenca duhet të jetë maksimale, sepse ne jemi një vend shumë i dobët. Ne nuk kemi mjete dhe nuk kemi përgatitje. Atë pa përgatitje që e pamë tek tërmeti, ne e kemi edhe në disa fusha. Po nuk qenë të pranishme SHBA dhe aleatët e tjerë në të vetëm nuk ia dalim dot”-tha z. Bumçi.

Më tej Bumçi foli edhe për marrjen e kryesimit të OSBE nga Shqipëria. Sipas tij, ky kryesimi i OSBE për Shqipërinë vjen në një moment të papërshtatshëm dhe në thelb e konsideroi si një zhvillim jo të mirë për vetë organizatën.

“Një ngjarje historike për mirë apo për keq? Unë mendoj se është momenti më i papërshtatshëm për Shqipërinë dhe kjo është ngjarje jo e mirë as për vetë organizatën. Shqipëria është vendi më i papërshtatshëm për të drejtuar organizatën. Cilat parime mishëron sot Shqipëria? Zoti Rama tha parimet e OSBE, të drejtat e njeriut janë parimet e OSBE.

 Këtu nuk respektohet prona që e ke të trashëguar, të merret dhe i jepet dikujt tjetër. Të prishet shtëpia dhe nuk të jepet dëmshpërblimi nga qeveria, ligji për t’i mbyllur gojën medias, një vend që nuk ka institucionet themelore, jo që nuk i funksionojnë, por nuk i ka si Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë”-shtoi z.Bumçi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?