Shqipëria ndodhet në prag të një epidemie gripi. Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kemi hyrë në një fazë shumë të lartë të qarkullimit të gripit në vend dhe se në javën e pestë të vitit prirja e infeksioneve respiratore u rrit me 23%.
Ndërkohë që është konfirmuar se dy persona të pavaksinuar të prekur edhe nga gripi kanë ndërruar jetë.
“Udhëzimet janë që vaksinimi kryhet gjatë gjithë periudhës së kripit. Pra fillon që në tetor, nëntor dhe vazhdon deri në fund të sezonit të gripit. Ekzistojnë mite që edhe po bëre vaksinë të zë gripi apo e kam imunitetin e fortë dhe nuk më zë. Këto janë të gjitha mite”, u shpreh Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.
[twitter_feed=https://twitter.com/GManastirliu/status/1226965186860417024]
Nga Komisioni i Shëndetësisë u ritheksua se në vendin tonë nuk ka asnjë person të prekur nga koronavirusi i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në botë. Gjithashtu u tha se është gati struktura pritëse e karantinës, për çdo rast të mundshëm.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se, brenda 15 shkurtit diagnoza nëse një person është i prekur apo jo nga ky virus do të kryhet pranë Institutit të Shëndetit Publik brenda 15 shkurtit.