English

Shqipëria në sfidë me COVID-19, Endri Shabani kritikon koncesionet në shëndetësi: Po qeveriset sikur nuk do ketë të nesërme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktivisti dhe përfaqësuesi i shoqërisë civile “Nisma Thurje”, Endri Shabani komentoi pezullimin për një afat të pacakuar të një prej koncesioneve më të debatuara siç është ai i “Check-up” në sektorin e shëndetësisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Skype” me Euronews Albania, aktivisti Shabani tha se qeveria shqiptare kur përballet me situata të vështira siç është përhapja e COVID-19, koncesionet i shikon si të panevojshme.

- Advertisement -

Ai mbajti një qëndrim kritik për këtë situatë, ku shtoi se koncesionet në Shqipëri nuk janë për të kryer punë, por shërbejnë si mekanizëm pasurimi për tre apo katër persona. Aktivisti i shoqërisë civile shprehet se në kushte e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri, koncesioni i “Check-up” duhet të ishte më i rëndësishëm, por për fat të keq theksoi ai, kjo nuk ka ndodhur.

“Kjo lëvizje tregon që koncesionet në shëndetësi janë një luks, të cilin në momentin kur qeveria ka një hall e kupton se janë të panevojshme, sepse nëse do ishte ndryshe, atëherë pikërisht në këtë moment koncesioni i “Check-up” duhet të ishte koncesioni më i rëndësishëm në Shqipëri. Koreja e Jugut ka testuar 300 mijë njerëz deri më sot për COVID-19, Shqipëria ka testuar mbi 100 njerëz. Koncesioni i “Check up” sot do të ishte kryesor  që do të bënte “Check up” dhe depistimi për Coronavirusin. Pikërisht në këtë moment qeveria e pezullon fare, sepse e sheh si një luks që nuk i duhet, sepse në këtë moment realisht situata është e vështirë dhe po konfirmon atë që kemi vite qe themi se: paratë që duhet të shkojnë në shëndetësi, të cilat duhet të shkojnë për të përballuar epidemi të tilla shkojnë në xhepat e disa koncesionarëve”,  theksoi Shabani.

Sipas Shabanit, politika në Shqipëri gjatë tre dekadave ka qeverisur sikur nuk do të ketë të nesërme.  Aktivisti në fund theksoi se jo vetëm koncesioni i “Check-up”, por edhe edhe  koncesionet e tjera në shëndetësi duhet të anulohen, dhe këto para shtoi ai, duhet të shkojnë për fuqizimin e spitaleve tona.

“Për 30 vjet, dhe në mënyrë intensive në shtatë vitet e fundit, këtu qeveriset sikur nuk ka të nesërme. Tani përballen me një problem që duhet ta kishin parashikuar. Jo vetëm koncesioni i “Check-up”, ka 410 mln euro në shëndetësi që duhen anuluar dhe duhet të shkojnë për të përgatitur spitalet për të përballuar këtë pandemi. Besoj se ky është një moment shumë i rëndësishëm që të ndryshohet kursi. Pra, Të kalohet nga koha kur paratë shkojnë për të fuqizuar katër apo pesë vetë dhe në fakt të shkojnë aty ku duhet, sepse bëhet fjalë për jetën e njerëzve.”,  shtoi ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?