English

Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për rezervat e arit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria është vendi me sasinë më të vogël të rezerva të arit në Ballkan. Sipas të dhënave zyrtare, Banka e Shqipërisë ka në rezervat e saj 2.23 tonë ar, ose 106 milionë euro, që krahasuar me vendet e Ballkanit është sasia më e vogël.

- Advertisement -

Sipas të dhënave, të Këshillit Botëror të Arit, Greqia është  vendi i parë në Ballkan për nga sasia e arit në rezerva, me 113 tonë, ndjekur nga Serbia me 30.4 tonë,  Maqedonia e Veriut me 6.9 tonë dhe nga Bosnjë-Hercegovina me 3.0 tonë.

Në fund të vitit 2018, Shqipëria kishte vetëm 1.2 tonë ar, ndërkohë gjatë vitit 2019, Banka e Shqipërisë i rriti rezervat e saj në 2.23 tonë. Pra, në harkun kohor të disa muajve, Banka Qendrore e Shqipërisë ka blerë plot 1 ton ar, që në vlerë përkthehen në rreth 48 milionë euro.

Në nivel botëror, Amerika është vendi i parë për rezervat e arit me 8133 tonë e ndjekur nga Gjermania me 3366 tonë dhe Fondi Monetar ndërkombëtar me 2800 tonë.

Gazetari i ekonomisë në Euronews Albania, z. Fatos Çoçoli tha se rezervat e arit janë tregues për potencialin ekonomik, që ka një vend i caktuar.

“Ari është ndoshta aseti dhe vlera më e sigurt në çfarë do lloj momenti  krize në të cilën mund të ndodhet jo vetëm thjesht ekonomia e vendit apo e rajonit. Në krizën e fundit që shpërtheu nga viti 2008-2012, vlera e arit u rrit shumë. Pikërisht sepse çdo investues, por edhe qeveritë duan ta blejnë atë ar dhe rritja e vlerës së arit  vjen nga kërkesa e lartë. Shtetet më të mëdha të botës më të fuqishme kanë rezerva më të mëdha  të arit. Depozitat në ar tregojnë fuqinë ekonomike të një vendi”-theksoi gazetari.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?