English

Shqiptarë në avionin turk, pas kontrolleve mjekësore do të kthehen nga Wuhani në Ankara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një avion turk do të niset për në Kinë këtë të enjte, për të marrë qytetarët turq dhe ata të disa vendeve të tjera nga qyteti i Wuhanit, vendi ku mori jetë coronavirusi.

- Advertisement -

Avioni ushtarak, i ngarkuar me pajisje mjekësore, do të niset nga aeroporti ushtarak “Etimesgut”, në kryeqytetin Ankara për të evakuuar 34 qytetarë turq, si dhe disa shqiptarë, gjeorgjianë dhe azerbajxhanas.

Avioni do t’i marrë njerëzit e bllokuar në Wuhan pas kërkesës së tyre për t’u kthyer në Turqi, por pasi t’i jenë nënshtruar kontrolleve nën kushtet e karantinës.

Avioni turk, me nismë të Ministrisë së Shëndetësisë, do të ketë edhe staf mjekësor me eksperiencë në sëmundjet infektive.

Ndërkohë., numri i viktimave dhe të prekurve nga coronavirus rritet dita-ditës. Tashmë në çdo rajon të Kinës ka të infektuar ku dhe numri i të vdekurve ka arritur në 170 dhe më shumë 12 mijë njerëz janë të prekur.

Autoritetet kinezë bëjnë me dije se 1370 pacientë janë në gjendje serioze për jetën.

Raste të reja me coronavirus janë regjistruar edhe në shtete të tjera, sikundër në Finlandë, Hong-Kong, Tajvan, Makao. Shumë shtete evropiane e jo vetëm, po përpiqen të riatdhesojnë shtetasit e tyre që ndodhen në Kinë e kryesisht në Vuhan, aty ku edhe nisi të shpërndahet virusi. Drejt Kinës janë anuluar edhe shumë udhëtime ajrore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?