Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzat Lutfiu, ka njoftuar lidhur me një aksion simbolik të shqiptarëve para stacionit policor dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc, lajmin e ka bërë të ditur KosovaPress.
Lutfiu ka bërë me dije se ky aksion u zhvillua kundër diskriminimit të shqiptarëve nga organet e dejtësisë të cilat sipas tij nuk po përdorin standarde të ndryshme për shqiptarët dhe serbët atje në dhënien e gjobave.
“Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH.
Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minjë. Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, tha Lutfiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fshehu 3.7 mln € të ardhura, shpallet në kërkim administratori i subjektit tregtar
- Kreu i NATO-s shpreh shqetësim serioz për situatën e sigurisë në Evropë