Shqiptarët kursejnë për ushqime, në korrik u ulën importet dhe për karburantet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çmimet e larta kanë ulur konsumin për produktet bazë të shqiptarëve.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, importet e mallrave në sasi për muajin korrik janë ulur me një normë vjetore 20.5%, ndërsa rritja në vlerë e importeve u faturohet vetëm çmimeve të larta.

Një vit më parë volumi i mallrave të importuar në korrik ishte 478.766 ton, ndërsa këtë vit volume ranë në 380.451 ton.

- Advertisement -

Goditja më e lartë ka ardhur nga zëri minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, me 40% më pak, ku efekti kryesor ka ardhur nga rënia e importit të karburanteve.

Shqiptarët kanë kursyer në korrik edhe për blerjen e ushqimeve. Sasia e mallrave ushqimorë të importuar këtë korrik është 12.5% më e ulët se një vit më parë.

Rënie të importeve ka edhe për produktet kimike e plastike, makineritë, pajisjet, metalet dhe materialet e ndërtimit, të cilat janë lëndët e para që përdoren për të furnizuar industrinë e vendit.

Dy sektorët e vetëm që kanë ruajtur kërkesën për të blerë mallra janë industria e mobilerisë dhe ajo e artikujve të lëkurës, kryesisht të përqendruar në prodhimin dhe rieksportimin e këpucëve.

Tkurrja e konsumit pritet të ngadalësojë rritjen e ekonomisë të vendit e cila deri tani ka qëndruar në një terren pozitiv pavarësisht krizës së çmimeve që ka përfshirë shumicën e vendeve të globit.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Të paktën 29 migrantë vdesin pas fundosjes së dy anijeve në Tunizi

Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u fundosën afër brigjeve të Tunizisë brenda disa orësh nga njëra-tjetra, thanë zyrtarët. Migrantët...

Ahmetaj nën hetim nga SPAK. Gazetarja: Këtë javë do kemi zhvillime të reja

Gazetarja Glidona Daci e ftuar në Euronews Albania tha se kjo javë pritet të jetë një javë zhvillimesh sa i takon çështjes së Arben...

Autobusi në Tiranë përmbyset dhe aksidenton disa automjete, pamje nga vendngjarja

Euronews Albania ka siguruar pamjet e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në “Rrugën e Elbasanit” ku një autobus është përmbysur. Si pasojë tre persona...

TË FUNDIT

Spahiu: Deklaratat raciste të Londrës për shqiptarët, si Hitleri për çifutët

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se retorika e Londrës për shqiptarët është e njëjtë si e Hitlerit për hebrenjtë. Në një intervistë për Euronews Albania,...

“Asnjë koment për PD!”, Besjan Ajazi: Qytetarët e kanë të qartë kush punon për ta

Kandidati socialist për bashkinë e Gramshit Besjan Ajazi tha për Euronews Albania se ai nuk ka asnjë komet për të bërë rreth kundërshtarit politik,...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×