English

Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Afro 5% e popullsisë vendase mbajnë llogari në platformat virtuale të kriptovalutave. Statistikat tregojnë se të ardhurat e tyre të konvertuara arrijnë në 1.2 mln dollarë.

- Advertisement -

Monedhat dixhitale, të njohura ndryshe edhe si kriptovaluta, po gjejnë përdorim edhe në tregun shqiptar.  Të dhënat nga platforma “STATISTA” tregojnë se numri i përdoruesve në tregun e kriptomonedhave në Shqipëri, përllogaritet të arrijë deri në 126 mijë përgjatë vitit të ardhshëm.

Thënë ndryshe, 1 në 19 banorë në vendin tonë mbajnë kriptomonedha në portofolet e tyre virtuale binance e bibyt.

Edhe pse një vend ku zhvillimi teknologjik nuk është pikë e fortë për ekonominë, duket se publiciteti dhe mënyra si kanë qarkulluar kriptovaltutat në botë, kanë gjetur interes tek indvidët këtu.

Statistikat tregojnë se tregu i kriptove vlen sot 1.2 mln dollarë në Shqipëri, me të ardhurat mesatare për përdorues që arrijnë në 9.5 dollarë.

Kriptomonedha më e madhe bitcoin, e cila zë 50% të tregut global,  momentalisht po këmbehet me 58 mijë dollarë, ndërsa ekspertët presin që vlera e saj të arrijë deri në 150 mijë dollarë deri në fund të vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?