English

Shqiptarët në vendin e nëntë për azilkërkim në BE, sipas Eurostat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2019, një numër prej 166,400 azilkërkuesish kanë aplikuar për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtarë në shtete anëtare të Bashkimit Europian.

- Advertisement -

Kjo tregon një rritje prej 12 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të 2019.

foto 1 1

Shqiptarët 14% më shumë kërkesa për azil në krahasim me një muaj më parë

Azilkërkuesit shqiptarë e shtuan numrin e tyre gjatë vjeshtës së fundit.

Vetëm në shtator në Bashkimin Europian u regjistruan 1770 kërkesa të reja për azil nga Shqipëria apo rreth 14 për qind më shumë në krahasim me një muaj më parë. Për periudhën korrik – shtator janë shënuar rreth 5120 kërkesa.

Në total për nëntë muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për herë të parë edhe 15,469 shqiptarë.

Franca mbetet vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve shqiptarë me 570 aplikime të reja. Ndër vendet e tjera ku shqiptarët kërkojnë azil janë Britania, Greqia dhe Gjermania.

I lartë mbetet dhe numri i refuzimeve të statusit të azilantit.

Në shtator u pranuan vetëm 57 kërkesa, ndërkohë që 1321 të tjera u hodhën poshtë.

Azilkërkuesit shqiptarë pas atyre iranianë

Sipas grafikëve të bëra publike nga Komisioni Europian, shqiptarët zënë një numër të lartë të aplikantëve.

Azilkërkuesit shqiptarë përbëjnë 3 për qind të numrit total, duke u renditur me shifra të përafërta me vendet që po kalojnë trazira.

Për tre mujorin e tretë të vitit 2019, shqiptarët janë radhitur pas azilkërkuesve kolumbianë, pakistanezë dhe iranianë.

foto 1 2

Siria, Afganistani dhe Venezuela në krye

Me 20,900 azilkërkues që aplikonin për herë të partë mes muajve korrik dhe shkurt, sirianët mbeten grupi më i madh i personave që kërkojnë mbrojtje në shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Në vendin e dytë janë afganët me 14,400 aplikantë dhe pas tyre vijnë venezuelanët me 9,600 azilkërkues që aplikonin për herë të parë.

Në tre mujorin e tretë të 2019, njerëz që vinin nga dy shtetet e mësipërme përbënin 27 për qind të të gjithë numrit të azilkërkuesve.

Gjermania, Franca dhe Spanja janë vendet e preferuara të azilkërkimit.

Gjatë tre mujorit të tretë të 2019, Gjermania regjistroi numrin më të lartë të aplikantëve (me 37,000 azilkërkues që aplikonin për herë të parë, ose 22 për qind e numrit total të aplikantëve në të gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian). Pasuar nga Franca me 30,500 ose 18 prë qind e numrit total dhe më pas Spanja me 25,800 aplikime ose 16 për qind.

Këto tre shtete anëtare së bashku përbënin 56 për qind të aplikimeve për këtë periudhë.

Rreth 900,000 azilkërkues janë në pritje të një vendimi për mbrojtje ndërkombëtare nga autoritetet kombëtare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×