Shqiptarët s’janë pijedashës; konsumi për frymë 4.4 litra, renditemi në vendin e 90

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur flitet për konsum alkooli, Shqipëria renditet në vendin e 90 në botë. Pra, në 190 shtete të marra në shqyrtim nga institutet vendore të statistikave dhe të renditura në listën e CIAs, vendi ynë është në mesin e tabelës.

Konsumi vjetor për banor raportohet 4.4 litra, sasi kjo që na çon shumë larg vendeve të para si ishujt Cook, Letonia, Çekia e Lituania ku norma vjetore e konsumit për frymë kalon 12 litra.

Edhe në raport me rajonin, shqiptarët bashkë me fqinjët e Maqedonisë së Veriut janë më pak të prirur për të pirë alkool, ndërsa pijedashësit më të mëdhenj jetojnë ne Malin e Zi. Në sasi, birra mban peshën kryesore të konsumit, ndjekur nga rakia dhe vera.

- Advertisement -

Edhe statistikat zyrtare të Eurostat e rendisin Shqipërinë të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Pijet alkoolike janë më të lirat në Evropë në Maqedoninë e Veriut, me 81 për qind të mesatares evropiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219 për qind të mesatares evropiane.

Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri është 86 euro, ndërsa në Bashkimin Europian 286 euro.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha para Parlamentit të shtetit të tij të hënën se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është...

“Po të ishte vrarë polic i KFOR?”/Abilekaj: Si po tenton Vuçiç të bëjë Serbi në veri

Gazetari Enton Abilekaj tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po tenton të bëjë Serbi në veri...

Plagoset Milan Radojiçiç? Idro Seferi rrëfen detajet nga Beogradi

Një media boshnjake, Istraga.ba shkruan se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç është një nga të plagosurit e sulmit terrorist në Kosovë. Gazetari Idro Seferi raportoi...

TË FUNDIT

Ditmir Bushati: Qeveria shqiptare duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u tregua kritik lidhur me qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj Kosovës. Në emisionin Now në Euronews Albania Bushati bëri thirrje...

Samiti global i reduktimit të dëmeve nga duhani, ekspertët: Të rifreskohen politikat

Ekspertë të shëndetit publik nga 30 vende të botës janë mbledhur këtë të hënë në Athinë, ku po mbahet Samiti i 6-të i organizuar...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×