Një studim i Komisionit Europian, i cili ka vlerësuar nivelin e kënaqësisë me shërbimet shëndetësore lokale, mjekët dhe spitalet, ka nxjerrë në pah se më pak se gjysma e shqiptarëve kanë dhënë vlerësim pozitiv.
Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët se mesatarja europiane, e cila është mbi 70% vlerësim pozitiv.
Megjithatë, vendi ynë renditet ndjeshëm më lartë se disa shtete të rajonit. Vetëm 27% e banorëve të Shkupit në Maqedoninë e Veriut dhe 36% e banorëve të Podgoricës në Mali të Zi janë shprehur të kënaqur me shërbimet shëndetësore, duke u renditur kështu në fund të listës së vendeve të përfshira në studim.
Studimi nxorri në pah se në qytetet e shteteve anëtare perëndimore të BE-së, ato renditen ndër më të kënaqurit me sistemin shëndetësor, ku pothuajse nëntë nga dhjetë banorë shprehin kënaqësi.
Ndërsa në qytetet e shteteve lindore të BE-së, kjo shifër bie në pesë nga dhjetë. Jashtë BE-së, niveli më i lartë i kënaqësisë me shërbimet shëndetësore gjendet në qytetet e Mbretërisë së Bashkuar, me 76%, ndërsa më i ulëti në Ballkanin Perëndimor, me 37%.
LEXONI GJITHASHTU:
- QSUT binjakëzim me spitalin në Izrael, Koçiu: Riorganizojmë shërbimin onkologjik
- Skandali tek Onkologjiku, Rama: Histori e papranueshme, kemi nevojë për përmirësim