“Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrugëve. Shiten bluza të stampuara në Kinë me flamur shqiptar. Emigrantët që vijnë në verë plasën duke bërë shqiponjën me duar e këmbë. Ndonjë shqipo që ka miq këta mavrit i kërkon tu bëjë shqipen me gishta për ta hedhur në Facebook.
Askush nga shqipot patriotë apo kultura jonë patriotike me daulle dhe flamurë nuk ka ende një projekt apo ide për të mbledhur visaret e kulturës shqiptare të shpërndara nëpër botë. Ndërkohë bota e qytetëruar mbledh ngadalë në heshtje pa zhurme visare të kulturës botërore me motive të shqiptarëve të dikurshëm”-postimi i historianit Auron Tare, është bërë temë diskutimi në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku u përmendën dhe personazhet e njohur dhe të suksesshëm.
Mes tyre dhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ku sipas gazetarit Naim Flamuri, kjo e fundit po të jetonte në Kosovë apo në Shqipëri nuk do bënte këtë karrierë.
Mes tjerash ai theksoi se në Kosovë nuk donin ta merrnin as të këndonte ndërsa shtoi se sapo iku në Angli bëri karrierë.
“Po të ishte në Shqipëri, ajo nuk do të bënte asgjë. Në Kosovë nuk donin ta merrnin as të këndonte. Vajza shkoi në Angli dhe më pas bëri karrierë. Njeriu nga mentaliteti në Shqipëri mbytet. Si del nga Shqipëria ky zog dhe shpërthen aq bukur dhe as mirë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti tërhiqet për dinarin: Gati të adresoj shqetësimet e ndërkombëtarëve
- Nikki Haley kërkon mbrojtje prej Shërbimit Sekret