English

Shtëpiza karantine për mjekët që kurojnë pacientët me coronavirus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa kompani në Kinë kanë nisur të bëjnë shtëpiza të vogla të izoluara, sa një kabinë minimale, ku mund të futen mjekët dhe ata që duan të ruhen nga përhapja e coronavirusit COVID-19.

- Advertisement -

Shtëpitë e vogla janë krijuar me printer 3D gna kompania Ëinsun 3D, e cila ka dhuruar më shumë se 200 të tilla për të ndihmuar me izolimin e sëmundjes.

Kompania përdor materiale të reja për printimit 3D. Në vend të çimentos tradicionale, ata përdorin materiale që kanë mbetur nga punimet industriale, ose nga shembja e ndërtesave urbane.

Këto kabina janë parë si idela për t’u përdorur përkohësisht për të ndaluar përhapjen e episdemisë.

Mund të transportohen fare lehtë mbi një kamion me vinç të vogël e mund të dërgohen tjteërkund kur të mos nevojiten më.

945x531 cmsv2 99d419a4 acc0 5530 b125 0a61cba1512c 4563368

Nëse duhet të prishen, materialet mund të përdoren sërish në mënyrë të ricikluar.

Secila prej kabinave moderne ka brenda banja ekologjike, të cilat e shkarkojnë jashtëqitjen edhe pa përdorur ujë.

Veç kësaj, nuk është e lidhur me rrjetin e kanalizimeve, ndaj nuk ndot as mjedisin rrotull.

Në vend të kësaj, banjat moderne përdorin bakterie organike të cilat shpërbëjnë lëndën dhe e mbajnë të izoluar nga kanalizimi i popullatës së përgjithshme.

Ky projekt është një vazhdim i kërkuesve në Nantë, të Francës, të cilët kanë zhvilluar teknologji të reja për të printuar shtëpiza të vogla në një kohë të shkurtër, në rast katastrofe.

Robotët e tyre mund të prodhojnë shtëpiza 7×3 metra katrorë brenda 30 minutave. Ky sistem u përdor për të ndërtuar banesën e parë sociale të krijuar me printer 3D në Francë.

808x577 cmsv2 00c3816a 1dad 5209 bdd9 76a0a3ab9be6 4563368

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?