Shtetet baltike dhe Polonia bllokojnë kalimin e rusëve drejt vendeve të BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet në Estoni, Lituani dhe Letoni kanë nisur të hënën zbatimin e vendimit që u ndalon shtetasve rusë dhe bjellorusë aksesin në Bashkimin Evropian përmes territoreve të tyre.

Një vendim analog ka nisur të zbatohet edhe në Poloni dhe lajmi është konfirmuar nga Ministritë e Jashtëm të të katër vendeve.

Për masën në fjalë, e marrë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, u ra dakord gjatë bisedimeve të zhvilluara javën e kaluar mes zyrtarëve të shteteve baltike dhe Polonisë.

- Advertisement -

Një kufizim i ngjashëm është marrë edhe nga Republika Çeke, e cila nuk do t’u lejojë më hyrjen në territorin e saj shtetasve rusë dhe bjellorusë në zotërim të një vize të rregullt Schengen.

Ndërkohë, Danimarka dhe Vendet e Ulëta kanë zgjedhur të ndërpresin lëshimin e vizave afatshkurtra për qytetarët nga këto dy vende, edhe pse nuk do të ndalojnë hyrjen e atyre që janë tashmë në posedim të një vize të rregullt.

Masat janë marrë në mënyrë individuale nga këto shtete, pasi vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë qenë të ndara sa i takon një nisme të tillë.

Pak javë më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se, lufta në Ukrainë, motivi kryesor për vendosjen e kufizimeve, ishte një luftë e dashur nga presidenti Putin dhe jo nga qytetarët rusë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Situata në Veri, NATO: Do të dërgojmë 700 trupa të tjerë në Kosovë

“Ne kemi vendosur që brenda ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë....

Deputetja Dhori: PD nuk po bën asnjë analizë për humbjen, s’ka reflektim

Deputetja e PD-së, Ilda Dhori komentoi situatën në opozitë pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një intervistë për Euronews Albania, Dhori theksoi...

Humbën rrugën ndërsa eksploronin Pogradecin, gjenden 5 turistët çekë

Policia e Pogradecit u shkoi në ndihmë 5 turistëve çekë, të cilët kishin humbur rrugën, duke eksploruar zonën e Jollës. Ditën e sotme, një grup...

TË FUNDIT

SHBA: Nuk i mbështesim sulmet brenda Rusisë

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të mbledhin informacione mbi raportet për sulme me dron në Moskë, tha Shtëpia e Bardhë të martën, më 30...

Tensionet në Veri, Haradinaj: Kurti dhe Osmani e kthyen vendin 10 vite pas

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Veri dhe me qëndrimet që kanë...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×