Komisioni Evropian deklaroi se deri më tani, janë dorëzuar 13,600 doza vaksinash kundër lisë së majmunëve në vendet anëtare të BE-së.
Spanja ishte vendi i parë që mori një sasi prej 5,300 dozash në fund të qershorit, shkruan Euronews.
Gjermania ka marrë 5,300 doza, ndërsa Portugalia dhe Belgjika kanë marrë përkatësisht 2,700 dhe 340 doza.
Bashkimi Europian nënshkroi një kontratë në mesin e muajit qershor, për të blerë 109,090 vaksina kundër kësaj sëmundjeje.
Shpërndarja e të gjithave dozave do të bëhet në mënyrë progresive, ku përparësi do të kenë shtetet që janë prekur më së shumti nga shpërthimi i lisë së majmunëve.
Që prej datës 6 korrik, rreth 5,950 raste të lisë së majmunëve janë raportuar nga 33 vende dhe zona në të gjithë rajonin evropian, që përbën rreth dy të tretat e rasteve të raportuara në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU
- Frika nga lija e majmunit, kompania gjermano-daneze rrit prodhimin e vaksinës
- OBSH: Lija e majmunëve nuk përbën ende një emergjencë shëndetësore globale