English

Shteti burim të ardhurash, shqiptarët me sytë nga rroga në shtet dhe nga pensioni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Edhe pse kemi 3 dekada hapje të ekonomisë dhe sektori privat jep gati 80 për qind të prodhimit kombëtar, ende shikojmë nga shteti.

- Advertisement -

Një anketë e Bankës së Shqipërisë, e zhvilluar në 1200 familje në të gjithë vendin, gjeti se gati një e treta e familjeve kanë si burim të ardhurash pensionin, ndërsa 10 për qind pagën nga punësimi në shtet.

Për vitin 2019, sipas anketës, përqindja e familjeve që kanë të ardhura kryesore nga pensioni u rrit ndjeshëm në raport me një vit më parë. Kjo tregon shpërndarjen e pabarabartë të të ardhurave nga prodhimi kombëtar dhe varfërimin relativ të një pjese të popullsisë, pasi pensionet janë të vogla.

Numri i familjeve me të ardhura nga punësimi ne sektorin privat dhe vetëpunësimi ra gjatë vitit 2019 me 2.3%. U pakësuan me 2 për qind edhe familjet që sigurojnë të ardhura nga qiratë dhe nga interesat bankare (depozitat, bonot e thesarit, obligacionet).

56 për qind e familjeve të intervistuara banojnë në qytet dhe 44 për qind në fshat. Familjet kanë deklaruar ndjeshëm më pak të ardhurave nga emigracioni në vitin 2019, në krahasim me një vit më parë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?