English

Shtohen edhe tri raste, shkon në 94 numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Kosovë numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 94. Nga testimi i 45 personave të dyshuar si të prekur të mundshëm me COVID-19, të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit.

- Advertisement -

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë, të Malishevës”, thuhet në njoftimin e IKSHP.

Deri tani, në Kosovë janë testuar 1082 mostra të dyshimta, prej të cilave 94 kanë rezultuar me koronavirus.

Nga të infektuarit, një pacient është shëruar dhe një tjetër ka vdekur. Ndërsa nën mbikëqyrje të IKSHP janë 2080 persona të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit.

Mund te lexoni gjithashtu:

7 mijë teste COVID-19 mbërrijnë në Kosovë, priten 10 mijë të tjera

Qeveria e Kosovës merr vendim, ndalohet qarkullimi nga ora 17:00-06:00

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?