English

Shtohen rastet me koronavirus në Kinë, Franca konfirmon 3 rastet e para në Evropë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën 41 viktima janë shënuar deri tani në  Kinë nga koronavirusi që ka prekur më shumë se 1200 persona. Virusi ka mbërritur dhe në Evropë pasi Franca ka konfirmuar 3 rastet e para.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për dy raste në Paris dhe një tjetër në Bordo. Dy prej personave të prekur janë anëtarë të një familjeje, ndërsa të tre të infektuarit kanë vizituar Kinën kohët e fundit.

Ata janë dërguar për trajtim në spital dhe ndodhen aktualisht të izoluar, ka konfirmuar për Euronews, Ministrja e Shëndetësisë. Dyshohet për të tjera raste në Evropë, ka deklaruar ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnès Buzyn për gazetarët.

Ajo paralajmëron personat që udhëtojnë në Kinë që të shmangin dhomat e shërbimit të emergjencës në rast se kanë simptoma të virusit. “Në këto dhoma në fakt njerëzit  janë të rrezikuar që të bien në kontakt me persona të tjerë”, tha Buzyn.

Ministrja shtoi se, të prekurit duhet të telefonojnë Shërbimin Shëndetësor në Francë në mënyrë që t’u ofrohet ndihmë dhe t’i izolojnë nga personat e tjerë.

Kina ka vendosur në izolim 36 milionë njerëz në 13 qytete të saj, pas përhapjes së sëmundjes së re që prek rrugët e frymëmarrjes. Në 13 qytete në Kinë janë ndaluar të gjitha udhëtimet me avion, autobus, tren dhe tragete.

Ndërkohë, Hong Kongu ka pesë raste të konfirmuara, Tajvanin tre, dhe Makao dy. Janë 18 raste jashtë Kinës, me katër në Tajlandë, tre në Singapor. dy në Vietnam, Korenë e Jugut, Japoni, dhe SHBA, dhe një në Nepal.

Numri aktual i viktimave nga virusi korona ka shkuar në 41. Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez (NHC) njoftoi të Premten se janë 444 raste të konfirmuara rishtazi të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirus (2019-nCoV), në 29 rajone të nivelit provincial, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 1.287, përfshirë 237 raste të rënda. 

Kreu i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se përhapja nuk është ende një emergjencë globale.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?