English

Shtrenjtohen dekorimet e fundvitit, ekspertët: Rritje me 30% nga një vit më parë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Festave të fundvitit po i kushtet një rëndësi mjaftë e veçantë nga viti në vit. familjet shqiptare tashmë nuk e vënë fokusin vetëm tek pema e vitit të ri, por edhe tek arredimet në të gjithë ambientet  e shtëpisë.

Sipërmarrësit thonë se kërkesat janë rritur për dekore. Çdo vit, ambientet e shtëpisë dhe pema e krishtlindjeve dhe vitit të ri, kanë nga një tematike ndryshe.

“Çdo vit kemi një propozim të panaireve, çfarë është tenderë. nëse një vit kemi pemë me topa blu, këtë vit kemi të kuqen shumë të përsëritur, kemi pemët klasike dhe kemi dalë dhe tek pemët farë të thjeshta që janë vetëm me drita. Pemët plastike me drita, best seller i këtij viti”, thotë Manjola Afezolli, sipërmarrëse.

- Advertisement -

Por edhe ky sektor, nuk ka shpëtuar pa u prekur nga rritja e çmimeve. Qytetarët shprehen se dëshira për të pasur një atmosferë festat sa më të këndshme, ja lejojnë vetes një shpenzim më shumë.

“Edhe ne që jemi të rritur kemi dëshirë të bëjmë zbukurime të kënaqemi. Kam blerë disa gjëra për në shtëpi…Pothuajse njësoj, disa gjëra kanë rritje…në shpirtin e festave nuk ndikon pasi njeriu sado dobët të jetë ekonomikisht, do përpiqet ta zbukurojë familjen shtëpinë dhe të japë një shpresë për ditët e reja që do vijnë”, shprehet një qytetare.

Ekspertët thonë se rritja e çmimeve, vjen si pasojë se kërkesave të larta për të pasur sa më shumë atmosferë festive gjatë Krishtlindjeve dhe Ndërrimit të Viteve.

“Vlera që shpenzojnë familjet është diku tek 50 mijë lekë të reja. Kemi një rritje të çmimeve për këto produkte për shkak se kemi kërkese. nëse e krahasojmë vitin që lamë pas kjo rritje çmimi është diku tek 30%, shkak inflacioni dhe rritja e kërkesave në treg”, thotë Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndihet që në muajin nëntor në Shqipëri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×