Konferenca e Kryetarëve vendosi sot shtyrjen e afatit për Komisionit Hetimor të Streilizimit deri në datën 22 tetor. Në tërësi konferenca bëri disa ndryshime në projektkalendarin dhe projektprogramin e punimeve të Kuvendit duke përfshirë projektligjet e depozituara.
Ditën e djeshme kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi tha se është rënë dakord me kryesinë për shtyrjen e punimeve për dy koncensionet e sistemit shëndetësor.
Komisioni për këta dy koncensione, atë të çek – up dhe sterilizimit, që nga nisja e krijimit të tij është shoqëruar me debate të rënda me opozitës dhe mazhorancës.
Kujtojmë që dosja e sterilizimit është nën hetim nga SPAK, për shkak të akuzave se është konstatuar shkelje me shumë të madhe parash. Nën akuzë për shpërdorim detyre është ish-ministri Ilir Beqaj dhe tetë persona të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kushtetuesja shfuqizoi dispozita nga ligji për Komisionet Hetimore, reagon Bardhi
- Komisioni Hetimor për Sterilizimin nis inspektimet në terren nga spitali i Durrësit