English

Shtyhet deri më 15 maj mbyllja e kufinjve të BE-së dhe vendeve të zonës Shengen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Evropian ftoi vendet anëtare të zgjasin kufizimet e përkohshme të udhëtimeve të panevojshme drejt Bashkimit Evropian deri më 15 maj. Kufizimet e udhëtimit, si dhe ftesa për shtyrje, është në fuqi për 30 vende, të ashtuquajturën “Zona BE”, e cila përfshin të gjitha shtetet anëtare që bëjnë pjesë në zonën Shengen, përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Qipron dhe Rumaninë, si dhe shtetet e asociuara me zonën Shengen që janë Islanda, Lihtenjshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

- Advertisement -

“Përvoja e vende anëtare dhe vendeve të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë tregon se masat e aplikuara për luftën kundër përhapjes së virusit kërkojnë më shumë se 30 ditë që të jetë efektive”, thuhet në një komunikatë për shtyp të ekzekutivit të BE-së. 30 ditë ishte afati fillestar i këtij kufizimi të përkohshëm që u miratua nga vendet anëtare me 17 mars.

“Situata aktuale na detyron të thërrasim për një zgjatje të kufizimit të udhëtimeve të panevojshme drejt BE-së. Ndërsa qasja e koordinuar në kufinjtë e jashtëm është kyçe, na duhet gjithashtu të punojmë sëbashku dhe në kufinjtë e brendshëm, për të garantuar funksionimin e duhur të tregut të brendshëm, dhe se prodhime jetësore si ushqimi, ilaçet dhe pajisjet mbrojtëse të mund të arrijnë destinacionin e tyre pa vonesa”, deklaroi Komisionerja evropiane për çështjet e brendshme, Ylva Johansson.

 Vlerësimi i Komisionit mbi situatën aktuale tregon një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja me Covid-19 dhe të vdekjeve në të gjithë BE-në, si dhe për një përparim të pandemisë jashtë BE-së, përfshirë në vendet nga të cilat zakonisht miliona njerëz udhëtojnë drejt BE-së çdo vit.

 Komisioni Evropian bën thirrje për në qasje të koordinuar ndaj kësaj zgjatjeje, pasi veprimet në kufinjtë e jashtëm mund të jenë efektive vetëm nëse zbatohen nga të gjitha vendet e BE-së dhe të Shengenit në të gjitha kufinjtë, me të njëjtën datë përfundimi dhe në në mënyrë uniforme.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?