English

Shtyhet diskutimi i rezolutës anti-korrupison në Konferencën e Kryetarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Diskutimi në konferencën e kryetarëve për projektrezolutën e PS për luftën kundër korrupsionit shtyhet për në një seancë tjetër.

- Advertisement -

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një pjese e anetarëve te opozitës, të cilët nuk ishin të pranishëm.

Në seancë mungoi kreu grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili ndodhet për një vizitë në Budenstagun gjerman.

Diskutimi në Konferencën e Kryetarëve për rezolutën pritet të bëhet më i gjerë në seancën e ardhshme.

Rezoluta parashikon që Kuvendi i Shqipërisë të fokusohet në disa pika kyçe, që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE.

Një nga pikat e Rezolutës është ngritja e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian përmes një vlerësimi/analize të situatës në këto fusha.

Po ashtu rezoluta parashikon edhe një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?