Shtyhet gjyqi ndaj Mediut, avokatët e viktimave kërkojnë të njohin dëshmitarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është shtyrë për në 3 tetor gjyqi ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Shkak u bë kërkesa e avokatit të viktimave, Dorjan Matlia për t’u njohur me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja.

Avokatët mbrojtës iu përmbajtën listës me 90 dëshmitarë, mes tyre edhe personalitete te huaja ushtarake dhe politike.

Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër këtyre emrave pasi sipas tij Mediu akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo nëse demontimi duhej se Shqipëria duhet të ishte pjesë e NATO-s. Avokati i viktimave kërkoi të paraqitet si dëshmitar edhe ish kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili.

- Advertisement -

Dhe avokati ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin. Gjykata pritet të shprehet në seancën e radhës për listën e dëshmitarëve.

Çështja ndaj ish-ministrit Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.

Fillimisht Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme e rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për ta rigjykuar Mediun, me argumentin se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për rishqyrtimin e çështjes dhe se nuk ka prova të reja.

Gjykata pati arsyetuar se mungesa e imunitetit të Mediut, sidomos pas vitit 2019, nuk e ka penguar prokurorinë të nisë procedurat.

Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Deputetja britanike: Radoiçiçi të ekstradohet në Kosovë, të përballet me drejtësinë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar që Milan Radoiçiçi të ekstradohet në Kosovë. Radoiçiçi dyshohet se qëndron prapa agresionit në veri të Kosovës më...

Vrasja e mësuesit në Francë, 6 adoleshentë dënohen për krimin makabër

Gjashtë adoleshentë janë dënuar në lidhje me ngjarjet që çuan në prerjen e kokës së mësuesit të tyre Samuel Paty në vitin 2020, në...

Tentoi t’u kalonte kufirin grek 4 emigrantëve, kapet 38-vjeçari nga Banglandeshi

Një 38-vjeçar nga Banglandeshi, banues në Kamzë është arrestuar pasi u kap nga policia e Gjirokastrës ndërsa tentoi t’u kalonte kufirin me Greqinë 4...

TË FUNDIT

BBC: Kukësi, qyteti i parë i nominuar për çmimin Nobel

Lush Alida Ismailaj po ndihmonte një gazetare franceze të kalonte kufirin nga Shqipëria në Kosovë, kur një bombë shpërtheu aty pranë, duke spërkatur copëza...

Vjosa Osmani mbërrin në Katar, merr pjesë në Forumin e Dohas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Doha të Katarit. Bëhet e ditur se Osmani nesër do të marrë pjesë në...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×