English

Shtyhet mbledhja e KQZ për renditjen e kandidatëve, shkak dekriminalizimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pritej që këtë të hënë të mbahej mbledhja e KQZ  për përcaktimin e renditjes së kandidaëve për kryetar bashkie në fletët e votimit për bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnje, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korcë, Lezhë dhe Shkodër.

- Advertisement -

Bëhet me dije se mbledhja do të shtyhet për shkak të ankimimeve për 3 kandidatët për kryetarë bashkie, në Shijak, Mallakastër dhe Kuçovë.

Shorti do të hidhet pasi të shqyrtohen ankimimet e bëra si subjekte të dekriminalizimit për kandidatët: Rezeart Tusha ne Shijak, Qerim Ismailaj Mallakaster, Kreshnik Hajdari në Kuçovë.

Kërkesa për shtyrjen e hedhjes së shortit u bë nga PS.

Kryebashkiaku aktual socialist i Kuçovës Kreshnik Hajdari, njëherësh kandidat për një tjetër mandat në krye të bashkisë u vu në shënjestër të opozitës së Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Ata pretendojnë se Hajdari është dënuar në Greqi, fakt që nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit e për këtë arsye kërkojnë t’i ndalohet kandidimi.

Një tjetër kryebashkiak socialist u vu në shënjestër të demokratëve, këtë herë të logos zyrtare, që akuzat për kreun e Bashkisë së Mallakastrës i kanë të përsëritura.

Dënimi me 40 ditë orë punë publike, pasi nuk kishte deklaruar një dënim në Greqi për rrahje, për të cilin Qerim Ismailaj kishte deklaruar se nuk ishte në dijeni, për Partinë Demokratike duhej të ndalonte rikandidimin e tij.

Partia socialiste kërkon që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shijakun Rezeart Tushe të mos i lejohet kandidimi në zgjedhje. Tushe në formularin e Dekriminalizimit ka deklaruar se është dëbuar nga Zvicra për shkak të shkeljes së lejeqëndrimit, por PS pretendon se dëbimi i tij lidhet me një dënim për posedim të lëndëve narkotike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?