English

Shtyhet ndeshja e ragbisë mes Irlandës dhe Italisë pas frikës së COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Irlanda ka shtyrë ndeshjen me Italinë të kampionatit të ragbisë “Gjashtë Kombet” mes frikës së COVID-19, teksa është vënë në pikëpyetje nëse edhe gara të tjera sportive, duke përfshirë dhe Liga e Kampionëve e UEFËS, duhet të ndjekë të njëjtën rrugë.

- Advertisement -

“Do të nisim menjëherë të punojmë me partnerët tanë të Gjashtë Kombeve për të parë mundësitë e ricaktimit të një date tjetër për ndeshjen dhe shpresojmë t’ju përditësojmë mbi këtë në ditët në vijim,” tha Sindikata irlandeze e Ragbisë përmes një deklarate.

Pavarësisht dhjetëra rasteve të dyshuara, deri ditën e sotme Irlanda nuk ka asnjë rast të konfirmuar të COVID-19.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Lionit ka bërë thirrje që të ndalohej hyrja e 3 mijë tifozëve të skuadrës së Juventusit në qytetin francez për ndeshjen e Ligës së Kampioneve që do të mbahet të mërkurën në mbrëmje.

Klubi i bardhezinjve tha se nuk kishte marrë masa të veçanta për tifozët të cilët “janë të lirë të udhëtojnë pa asnjë problem për të parë ndeshjen”.

Kreu i bordit të skuadrës së Lionit Jean-Michel Aulas tha se tifozët italianë do të mbahen të veçuar nga tifozët e tjerë në stadium.

Ndryshe nga ndeshja në Francë, Juventus do të luajë ndeshjen e radhës me dyer të mbyllura për shkak të frikës së virusit. Ndeshja e të dielës kundër skuadrës së Interit është një nga pesë e ndeshjet e Serisë A që bie pre e këtyre kufizimeve për shkak të coronavirusit.

Ministrat europianë të shëndetësisë vendosën të martën se nuk ishte e nevojshme të anuloheshin ngjarjet kryesore publike për shkak të COVID-19, por duhet që autoritetet të “vlerësojnë rastet një e nga një në mënyrë që të merren masat e duhura, duke shmangur kësisoj përhapjen e virusit”.

Kjo do të thotë se dhjetëra mijëra tifozë, shumë prej të cilëve me bileta dhe prenotime hoteli të parimbursueshme, mendojnë të ndjekin planin e tyre fillestar duke vendosur të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?