English

Shtyhet për datën 27 shkurt seanca për Vangjush Dakon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është shtyrë për datë 27 shkurt në orën 12:00 seanca për Vangjush Dakon.

- Advertisement -

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se deri në këtë datë do të bëhet akt-ekspertimi për faktin e dytë penal, atë të promenadës bregdatare.

Gjykata ktheu për hetim aktin e dytë penal pasi nuk konstatoi akt ekspertimi në gjetjet e prokurorisë për përcaktimin e dëmit në raport me projektin.

“Gjykata e Posacme mbi kerkesen e Prokurorise se Posacme, me nr.25/115 akti, dt.05.12.2023, e regjistruar ne gjykate, per dergimin ne gjyq te ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurve Vangjush Dako etj. me akuzat perkatese, sot me date 02.02.2024, ne seance paraprake, vendosi: Plotesimin e hetimeve ne ceshtjen objekt gjykimi.

Veprimet hetimore do te kryhen deri ne seancen e rradhes, qe do te zhvillohet ne daten 27.02.2024, ora 12:00.”- thuhet në njoftim.

Gjykata e Posaçme i dha 25 ditë kohë SPAK të plotësojë dosjen në ngarkim të ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, pasi konstatoi që nuk ka një akt ekspertimi për tenderin e vijës bregdetare.

Prokuroria pretendon se Dako dhe disa zyrtarë të tjerë shpërdoruan detyrën në këtë tender, duke përllogaritur gabim fondin limit dhe mos rregulluar më pas këtë gabim te konstatuar nga KLSH. Por për Gjykatën, hetimi është i paplotë pa përcaktuar gjendjen aktuale të investimit dhe dëmin.

Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?