English

Shtyhet për në 10 tetor seanca e radhës për dosjen ‘Babale’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtyhet seanca e cila ishte planifikuar për t’u zhvilluar këtë të mëkurë, në lidhje me dosjen ‘Babale’, ku i pandehur është deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

- Advertisement -

Mbrojtësi i një tjetër të pandehuri, gazetarit Jetmir Olldashi, ka kërkuar shtyrjen e seancës, pasi ka dorëzuar një raport për paaftësi të përkohshme në punë.

Seanca e radhës do të zhvillohet me datë 17.10.2022, ora 10:30.

Çështja ‘Babale’ ishte një ndër temat më të nxehta të debatit politik në vitet 2017-2019, gjatë kohës kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm.

Xhafaj u akuzua nga Salianji dhe Partia Demokratike s’e favorizoi vëllanë e tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Pas daljes së përgjimeve, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane duke shlyer dënimin e tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri i lirë.

Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale “Kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale”” dhe gjykata kërkoi 1 vit burg për të.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×