Seanca për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta në GJKKO është shtyrë për në orën 13.30.
Seanca e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura është shtyrë pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me aktet.
Gazetari Eni Ferhati në një lidhje direkte për Euronews Albania tha se në seancë ka pasur tensione ku kreu i Partisë së Lirisë nuk ka kursyer ofendimet dhe ngritjet e zërit kundrejt prokurorëve të SPAK.
“Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, por kemi mësuar disa detaje. Në korridor ka pasur masa të shtuara të forcave të sigurisë, kryesisht të prokurorëve të SPAK. Në seancë ka qenë Altin Dumani, Arben Kraja, por edhe Sotir Kllapi.
Ka qenë një seancë mes tensioneve, ku ish-presidenti Meta nuk i ka kursyer ofendimet apo ngritjen e tonit të zërit në drejtim të prokurorëve të SPAK e kundër Altin Dumanit, duke vijuar me etiketimet që ka përdorur edhe më herët kundër kryeprokurorit”,-tha gazetari Ferhati.
Kujtojmë se ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua më 20 tetor 2024. Ai akuzohet për veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-presidenti Meta mbërrin në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë
- Reagon pas arrestimit kreu i PL, Ilir Meta: Ndihem më i frotë se kurrë