English

Shtyhet seanca gjyqësore për libanezët e arrestuar për kontrabandë nafte

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është shtyrë seanca gjyqësore për 9 libanezët  e arrestuar për dhënien e naftës kontrabandë anijes së peshkimit.

- Advertisement -

Ata do të njiheshin me masën e sigurisë, ku para togave të zezave u shfaqën kokë ulur.

Mësohet se seanca është shtyrë pasi mungonte përkthyesi.

Më 13 Janar në Durrës në kuadër të operacionit të koduar Geni, u arrestuan 13 persona ndërsa u sekuestruan 62.000 litra naftë të kontrabanduara, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha.

Konkretisht në pranga ranë Elton Qevani, Klajdi Kapxhiu, Selim Gaba, Muhamet Eltawargy, Muhamed Arafe, Ahmed Zantawi, Ahmet Abdurrabu, Said Nwegi, Muhamed Mahmut, Eshref Kahlife, Islam Ashkar, Ali Hadad, dhe Adil Badawi.

Në operacion u përfshinë shërbimet e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, në bashkëpunim me shërbimet e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Durrës, Delta Forcë, shërbimet e Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, shërbimet e QNOD-së dhe roja bregdetare.

Si rezultat i koordinimit të shërbimeve u bë i mundur identifikimi i dy anijeve të peshkimit të cilat dyshohet se po realizonin këtë veprimtari të kundërligjshme, në det.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 2 anijet e peshkimit, konkretisht anijen shqiptare “Geni” dhe anijen libane “ABOBAKR 124”, të cilat në përfundim të veprimeve të para hetimore u sekuestuan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor dhe veprimet hetimore kanë zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë. Gjatë operacionit u bllokuan 2 anijet dhe u arrestuan pjesëtarët e ekuipazheve të tyre.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?