Seanca për dosjen Metamorfoza është shtyrë për më datë 16 qershor, ora 15:00. Shkak u bë mungesa e avokatit të Edmond Prekës, i cili prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Sot pritej te lexohej pretenca e SPAK, për pjesën e ndarë të veprave të lehta penale.
Një vit më parë Prokuroria e Posaçme mbyllu hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të biznesmenit, Pëllumb Gjoka si dhe anëtarëve të tjerë të të ashtuquajtur grup i strukturuar kriminal, përfshirë Behar Brajoviq (Bajri), Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, si dhe ish-zyrtarin e lartë policor, Oltion Bistri dhe ish-prokurorin, Xhevahir Lita. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”, ndërsa nëntë të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.
Ata akuzohen për një vrasje, pesë tentativa vrasje si dhe grup kriminal e korrupsion. Për veprën e fundit, akuzohen ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-zyrtari i policisë Oltion Bistri, të cilët kundrejt përfitimeve monetare bashkëpunonin me anëtarët e grupit kriminal. Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky.
LEXONI GJITHASHTU:
- GJKKO ndan dosjen “Metamorfoza”, pranon pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar
- Gjyqi për Metamorfozën: Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjeve, Pëllumb Gjoka jo