Sot është Super e Marta, dita më e rëndësishme në kalendarin e primareve presidenciale të demokratëve, kur 14 shtete, nga çdo rajon i vendit, do të votojnë për të vendosur se kush do të përballet me Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Rezultati i garës së sotme jo domosdoshmërish do të vendosë së kush do e fitojë nominimin, por historikisht ka qenë e vështirë për një kandidat që ngrihet sërish në rast se nuk triumfon sot.
Shtetet e tjera që do të votojnë janë Arkansas, Alabama, Kolorado, Mejni, Masaçusets, Vermonti, Jutah, Karolina e Veriut, Virxhinia, Tenesija dhe Oklahoma.
Votues të larmishëm
Në Kaliforni dhe Teksas, votuesit e bardhë përbëjnë thuajse më pak se gjysmën e popullatës. Latinët janë rreth 40 për qind e popullatës në të dyja shtetet. Ndërsa Kalifornia ka numrin më të lartë të shtetasve aziatikë, me rreth 15 për qind. Karolina e Veriut, Tenesija, Virxhinia, Alabama dhe Arkansaja kanë një popullsi votuesish me ngjyrë, një nga elektoratet më të rëndësishme të Partisë Demokrate.
Bernie Sanders dhe ish-krye bashkiaku i Nju Jorkut Mike Bloomberg kanë lënë gjurmët më të mëdha dhe agresive përgjatë këtyre shteteve gjatë Super së Martës, falë dhe buxhetit të lartë që kanë për të shpenzuar.