English

Si e paralajmëroi botën Bill Gates në 2015 për rrezikun e një pandemie globale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bill Gates ka prezantuar kompjuterin e parë personal, i ka dhënë formë jetës moderne siç e njohim sot dhe gjithashtu ka parashikuar deri diku krizën e COVID-19 gjatë një fjalimi në TED Talk në 2015.

- Advertisement -

“Ne nuk jemi gati për epideminë e radhës. Rreziku më i madh i një katastrofe globale i përngjan më shumë një virusi, jo raketave, por mikrobeve”, tha Gates asokohe.

Themeluesi i Microsoft kishte paralajmëruar se njerëzimi kishte investuar shumë pak për një sistem që do të mund të përballonte pandeminë si dhe mos përgatitja mund të sillte një impakt edhe më shkatërrues se Ebola.

Paralajmërimi i tij u kthye në realitet. Ebola i mori jetën rreth 10 mijë njerëzve, COVID-19 ka kapërcyer 100 mijë viktimat.

A ia vuri njeri veshin paralajmërimit të Gates?

“Praktikisht, jo” tha Gates në një intervistë me kreun e TED, Chris Anderson.

“Kisha shpresë se Zika, Ebola dhe SARS, do të na kujtonin se veçanërisht në një botë në të cilën njerëzit udhëtojnë kaq shumë, një virus i ri do të kishte një impakt shkatërrimtar. Por është për të ardhur keq që u bë shumë pak.”

Por me përparimin e mjekësisë dhe me përgjigjen e shpejtë të autoriteteve “mund të mos përfundojmë si në situatën e Gripit Spanjoll në 1918”, i cili asokohe i mori jetën rreth 50 milionë personave në të gjithë botën.

Duhet të përgatitemi që të qëndrojmë të izoluar

Nuk ka një përgjigje të ndërmjetme për COVID-19, shtoi Gates dhe “mënyra e vetme për ta mbajtur vdekshmërinë nën 1 për qind është përmes izolimit dhe testimeve”.

“Faktorët eksponencialë janë shumë, shumë dramatikë. Kur janë mbi një, ato shumohen me shpejtësi të madhe. Kur janë nën një, ato bien më me shpejtësi. Kështu, izolimi në Kinë e çoi shifrën nën 0 dhe për rrjedhojë ra dhe numri i të prekurve”.

Cila është perspektiva e vendeve në zhvillim?

Strategjia për vendet në zhvillim e sipër ka qenë më e vështirë, pasi është më e vështirë për t’u izoluar dhe sistemet e shëndetësisë janë më pak efikase.

“Ndikimi mbi ekonominë do të jetë shumë dramatik”

 “Kthimi në normalitet i ekonomisë dhe i të ardhurave janë lehtësisht më të kthyeshme sesa jetët e njerëzve,” tha themeluesi i Microsoft.

 “Është shumë e qartë si mund të bëhet kjo. Po, do të duhen dhjetëra miliardë, por jo qindra triliardë dollarë”.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?