English

Si ekspozoi shembja e urës së Gjenovës gjendjen e mjerueshme të autostradave në Itali

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjendja e autostradave të Italisë është një skandal kombëtar.

- Advertisement -

Në Itali, janë rreth 20 ura autostradash të dëmtuara rëndë që janë nën hetim. Gjithashtu janë edhe 200 tunele të jashtëligjshme të cilat nuk përputhen me standardet europiane si dhe 1 mijë ura, pronësia e së cilave është e paqartë dhe nuk janë mbikëqyrur prej vitesh.

E tej mbushur me ura dhe tunele, rajoni i Ligurias në veri të Italisë është fokusi i kësaj krize.

Shembja e urës Morandi në gusht të 2018-s, ku mbetën të vdekur 43 persona, ishte pika që bëri lidhjen e një sërë incidentesh.

  • Në 2016-m, një mbikalim pranë Milanos u shemb pasi po kalonte një kamion, një person vdiq.
  • Në 2017-n, një urë u shemb pranë Ankonas duke vrarë dy persona.
  • Në 2019-n, ra ura e austradës A6, e cila lidh Torinon me Ligurian, pas rrëshqitjes së tokës.
  • Në dhjetor në 2019-s, ra tavani i tunelit i një austrade jo shumë larg nga Xhenova. Fatmirësisht, nuk pati viktima.

Luca Ternavasio është themeluesi i Autostrade Chiare, një  grup qytetarësh që ushtrojnë presion mbi autoritetet, i cili regjistron më shumë se 60 mijë anëtarë që nga krijimi i tij në dhjetor.

Mbikalimi i Teçit, kalon përmes autostradës që lidh Savonën me Torinon. Infrastruktura është kthyer në një çështje shqetësuese për inxhinierët strukturorë të cilët ishin të parët që dhanë alarmin për gjendjen e mbikalimeve në këtë zonë.

“Kanë kursyer për mirëmbajtjen e kësaj rruge për dekada të tëra,” thotë ish-inxhinieri strukturor Paolo Forzano. “Që kur u ndërtua kjo rrugë, nuk ka pasur ndonjë mirëmbajtje të mirëqenë. Ne kemi nevojë të shohim prova të mbështetura nga të dhëna teknike se situata është e sigurt, që kemi një infrastrukturë tek e cila të mund të kemi besim”.

Njerëzit që jetojnë pranë mbikalimit të Bisanjos jetojnë me frikën e një incidenti të ngjashëm me atë të urës Morandi. Ura konsiderohet në gjendje “strukture të shëndoshë” por do t’i nënshtrohet një projekti restaurimi.  

Ura u hap në 1967 dhe ajo thotë se në kuptimin e vërtetë të fjalës, ura po i bie mbi kokë dhe ka frikë të jetojë aty.

Pavarësisht punimeve që planifikohen, Luca Ternavasio mbetet skeptik.

[
cite_header=Na kishin thënë se çdo gjë ishte në rregull me urën Morandi por u shemb
cite_author= Luca Ternavasio
cite_description=Themeluesi i Autostrade Chiare]

Një hetim që është ende në vijim tregon se firma kontraktuese kryesore e autostradës, Austrade per l’Italia, ka gënjyer për vite me radhë për gjendjen e infrastrukturës. Ivan Bixio është një nga hetuesit kryesorë të shembjes së urës Morandi.

Duke filluar nga rasti i Morandit dhe duke shikuar më pas mënyrën sesi në përgjithësi kryhen kontrollet, kemi gjetur të njëjtat metoda të rreme në disa prej mbikalimeve, thotë ai. “Vetëm disa prej inspektimeve janë kryer ndërsa dokumentacionet ishin qartazi të rreme. Kjo ka ndodhur si para ashtu edhe pas rënies së urës Morandi”.

2

Qeveria italiane ka gjithsej 25 marrëveshje koncesionesh, një nga sistemet më komplekse në Europë. Autostrade per l’Italia është firma kontraktore kryesore me mbi 3 mijë kilometra në administrim. E kontrolluar nga Atlantia, e cila i përket familjes Benetton, kjo kompani ashtu si operatorë të tjera, ka financuar parti të të gjitha ngjyrave.

Luca Ternavasio mendon se qeveria ka dështuar duke nisur nga firmosja e marrëveshjeve të koncesionit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?