English

Si financohen komunitetet fetare në Shqipëri?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një  milion euro shpërndau qeveria këtë vit për komunitetet fetare. Është një vendim që e merr çdo vit që prej 2009-s, ku nëpërmjet një ligji vendosi tu shpërndajë fonde në formë dëmshpërblimi moral për krimet e komunizmit ndaj fesë.

- Advertisement -

Në 10 vitet e fundit, Komuniteti mysliman, Kisha katolike, Kisha ortodokse dhe Kryegjyshata botërore bektashiane kanë përfituar rreth 10.6 milionë euro.

Por a janë këto para mjaftueshëm ?

“Të pamjaftueshme, të na heqë tvsh-në, të na kthejë pronat, mos na taksojë financuesit”, tha një pjesëtar i këtij komuniteti.

Paratë që merren nga shteti përdoren për arsim, administratë dhe ndërtim ose konstruksion objektesh kulti.

Disa nga paratë e tjera që mundësojnë funksionimin normal të komuniteteve fetare vijnë nga dhuruesit.

A përdorin drejtuesit fetarë një filtër për dhuruesit, apo kushdo mund ta bëjë?

I zgjedhim pa problem me ligjin”, thonë besimtarët myslimanë, ndërsa priftërinjtë thonë se i marrin nga organizata të filtruara.

Përveç ndërtimit të kishave dhe xhamive, komunitetet fetare sqarojnë se paratë i shpenzojnë për ët financuar arsimin e shëndetësinë, si dhe ndihmuar të varfërit. Por në në kushtet e ekonomisë së tregut po përshtaten.

 Që prej 1967 kur u Shqipëria u shpall i pari vend ateist në botë, komunitetet fetare nuk i kanë marrë pronat e tyre. Vetëm kostot e shpenzimeve gjyqësorë për rikthimin e tyre, llogariten miliona euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?