“Si i shpëtova vdekjes”, refugjati afgan në Itali tregon sprovën e largimit nga vendi

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Njerëz që shtypen, dëshpërim dhe radhë të gjata janë vetëm disa nga skenat e regjistruara mes civilëve të bllokuar jashtë aeroportit të Kabulit.

Disa janë në radhë prej ditësh, nën motin e nxehtë, me shpresën se do të hipin në “avionin e ëndrrave” për t’u larguar nga Kabuli.

Një nga personat me fat që arriti të transferohej në Itali pranoi të fliste në kushte anonimati. I identifikuar me germën M, personi në fjalë ishte mes atyre që kishin punuar për kompanitë italiane dhe jeta e tij ishte në rrezik.

- Advertisement -

“I thashë familjes sime se duhet të shkonim në aeroport pasi ishim në rrezik. Nëse talebanët do të më gjenin do të më vrisnin, pasi punoja për kompani italiane dhe ambasadën e Italisë. Ndaj duhet të largoheshim. Nuk lashë asgjë në shtëpi, i dogja të gjitha dokumentet”, u shpreh qytetari afgan.

M dhe familja e tij nuk morën asgjë me vete, përveç rrobave që kishin veshur. Në aeroport, atij iu desh të priste tre ditë përpara se të hipte në avion. Ai nuk donte të largohej pa bashkëshorten dhe dy fëmijët. Tani, ai kujton sprovën e kaluar bashkë me familjen.

“Njerëzit filluan të mblidheshin te porta kryesore dhe donin të hynin. Në një moment bashkëshortja ime nuk po kontrollonte dot vajzën tonë, ndaj dhe u rrëzua. Turma i kaloi sipër, por për fat të mirë nuk u lëndua. Një ditë më pas, na u desh të prisnim në diell, pa ujë, pa ushqim dhe fëmijëve u ra të fikët”, tha M.

Refugjati është nga Panxhshiri, bastioni i fundit që u reziston talebanëve. Një tjetër arsye kjo përse ai dhe familja e tij ishin në rrezik. Ndërkohë, prindërit e tij janë ende në Afganistan.

“Nëse një ditë talebanët kapin prindërit e mi dhe u thonë se nëse djali juaj nuk kthehet ne do t’ju vrasim, atëherë unë do të kthehem në Afganistan për t’i shpëtuar. Nuk kam frikë nga vdekja”, u shpreh ai.

Evakuimet janë kthyer në një garë kundër kohës. “Pangea” është një organizatë jofitimprurëse e cila që prej viteve të para 2000 ka mbështetur gratë afgane. Drejtuesit e saj kanë punuar për të evakuuar stafin dhe sa më shumë civilë.

“Njerëzit jashtë aeroportit janë në gjendje shoku. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe na telefonojnë. Ne u ofrojmë mbështetje psikologjike që të reagojnë dhe të mos dorëzohen. Shpesh herë u themi se mund t’ia dalin, që të mos qajnë dhe të largohen se ndryshe nuk do të shpëtojnë”, tha Luca Lopresti, president i Pangea Onlus.

“Pangea” ka ndihmuar dhjetëra mijëra gra në Afganistan.

Kur refugjati mendon se çfarë ka lënë pas, ai ndihet i pashpresë. Edhe pse tani ndodhet i sigurt në Itali, ai ëndërron të kthehet në Afganistan dhe uron që një ditë vendi i tij të jetë sërish i lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 








Etiketimet

2.76 milionë banorë në Shqipëri, mosha mesatare arrin 38.8 vjeç

Shqipëria ka humbur 1.1% të banorëve të saj gjatë vitit 2022, përqindje kjo që e ka çuar popullsinë e vendit në 2.761.785 banorë. Rënia e numrit...

Blinken: S’ka armëpushim në Ukrainë pa tërheqje të Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk mund të ketë armëpushim në Ukrainë nëse nuk arrihet një marrëveshje “e drejtë dhe e...

Frikë nga dimri i ardhshëm, ekspertët: Problemet me energjinë nuk kanë mbaruar

Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, evropianët i kanë kthyer sytë nga dimri i ardhshëm me të njëjtat shqetësime. A do të mjaftojnë rezervat me...

TË FUNDIT

2.76 milionë banorë në Shqipëri, mosha mesatare arrin 38.8 vjeç

Shqipëria ka humbur 1.1% të banorëve të saj gjatë vitit 2022, përqindje kjo që e ka çuar popullsinë e vendit në 2.761.785 banorë. Rënia e numrit...

Blinken: S’ka armëpushim në Ukrainë pa tërheqje të Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk mund të ketë armëpushim në Ukrainë nëse nuk arrihet një marrëveshje “e drejtë dhe e...

Frikë nga dimri i ardhshëm, ekspertët: Problemet me energjinë nuk kanë mbaruar

Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, evropianët i kanë kthyer sytë nga dimri i ardhshëm me të njëjtat shqetësime. A do të mjaftojnë rezervat me...

Lirimi nga burgu i Tahirit, Yuri Kim bën deklaratën e fortë: Do të ketë pasoja…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkruar në faqen e saj zyrtare në Twitter lidhur me privilegjet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, të cilat...

A do të ketë fashë energjie në vjeshtë dhe dimër? Flet eksperti i ekonomisë Çoçoli

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli foli në lidhje me mundësinë për  të pasur fashë energjie këtë vit. I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×