Ambasadori i Kinës në Tiranë, z. Zhou Ding ndau një interviste me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania eksperiencën e Kinës në përballjen me pandeminë COVID-19.
Pjesë nga intervista e ambasadorit Ding
Siç e kemi thënë dje, ne morëm një lajm shumë të mirë, se nuk është identifikuar asnjë rast i ri me Coronavirus [në Kinë]. Në këtë periudhë, kjo shënon një fitore të madhe. Kina ka bërë përpjekje dhe sakrifica të jashtëzakonshme këto kohë, nën drejtimin dhe kujdesin e presidentit kinez Xi Jinping, me një shkallë të lartë përgjegjësie ndaj popullit kinez dhe atij botëror. Qeveria kineze ndërmori masa të rrepta dhe të gjithanshme kundër epidemisë së coronavirusit duke vendosur sigurinë e jetës dhe shëndetin e qytetarëve në plan të parë. Nuk ka asnjë rast të ri tani në Kinë dhe kjo tregon së virusi është vënë disi nën kontroll. Në 16 spitalet karantinë që janë ndërtuar urgjentisht, të gjithë pacientët e tyre janë shëruar dhe spitalet janë mbyllur. Kjo nuk është gjë e lehtë për t’u arritur për një vend me popullsi 1.4 miliardë njerëz dhe ne ende po përballemi me sfida të mëdha. Kohët e fundit ka pasur raste të infektuarish të ardhur nga jashtë. Për ne tanimë sfidë përbën ndalimi i transmetimit të virusit nga jashtë në Kinë, prandaj nuk mund të themi se Kina e ka fituar luftën e saj kundër pandemisë. Sa kohë që lufta vazhdon akoma në nivel global, ne mund të themi se Kina, vazhdon të luftojë së bashku me të gjithë. Por nuk duhet të anashkalojmë kurrsesi përpjekjet dhe sakrificat që ka bërë Kina dhe ato për të dhënë rezultat duan kohë, por eksperiencat e saj mund të shërbejnë si shembull për vendet e tjera. Siç e thekson edhe OBSH në deklaratat e saj. Asnjë vend nuk ka pse t’ia nisë nga zero në përpjekjet kundër coronavirusit, përderisa mund të bazohet në eksperiencë kineze.
Vënia nën kontroll e epidemisë tregon korrektësinë dhe efikasitetin e palës kineze. Fillimisht nga shumë vende u vu në pikëpyetje situata dhe aftësia e Kinës për ta përballuar atë. Disa mendonin se Kina ka marrë hapat e gabuara apo që ka vepruar shumë ngadalë. Faktet tregojnë se masat e marra nga shteti kinez, ndaj përhapjes së shpejtë të këtij virusi të papritur dhe të panjohur janë të duhurat. Masat janë vlerësuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Metodat për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së mëtejshme të virusit janë konsideruar efikase dhe kemi bërë po ashtu rekrutimin e stafit të specializuar nga i gjithë vendi për t’i dërguar në zonat e infektuara në masë të madhe.
Së dyti, arritëm të ndërpresim transmetimin e mëtejshëm dukë vënë masa të rrepta në transportin publik në zonat e prekura më së shumti. I mbyllëm hapësirat e mëdha publike, për të evituar grumbullimet e mëdha të njerëzve. Së treti të infektuarit, ne i zbulojmë dhe i trajtojmë në kohë rekord dhe marrim masa të ndryshme në varësi të simptomave që shfaq pacienti, si në llojin e karantinës dhe të trajtimit mjekësor.
Në zonat e goditura më rëndë janë ndërtuar spitale me kabina të lëvizshme, duke rritur shkallën e të pranuarve në spitale dhe shërimit. Së katërti, shkencëtaret dhe mjekët tanë kanë bërë studime të shumta në lidhje me virusin, në përcaktimin e diagnozës dhe hapat që duhen ndërmarrë për trajtimin.
Në momentin e parë ne arritëm të identifikojmë gjenet që prek Covid-19. Në përgjithësi unë mendoj se vendosmëria dhe vullneti për të mbrojtur shëndetin e popullit, organizimi dhe mobilizimi efikas i qeverisë kineze, solidariteti dhe fryma e sakrificës së popullit kinez janë parakushtet kryesore të Kinës për suksesin e luftës kundër Covid-19.
Kina shpreson që shumë vende të marrin masa të ngjashme. Aktualisht pandemia është shpërndarë në shumë vende dhe është shpërndarë në shuma vatra në botë. Pandemia luftohet vetëm nëpërmjet ndihmës së ndërsjelltë, bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të eksperiencave në kohë, respektimit të multilateralizmnit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar midis vendeve.
Unë jam i bindur se nuk do të ketë një valë të dytë. Dhe kjo për shkak të vullnetit, vendosmërisë dhe organizimit të qeverisë kineze, po ashtu edhe përpjekjeve të popullit kinez. Ne kemi bërë të pamundurën që ta fitojmë këtë betejë dhe do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë për të ndaluar ri përhapjen e coronavirusit, që të mos ripërsëritet edhe njëherë situata e Covid-19.
Kam dëgjuar edhe unë se ka pasur zhvillime pozitive për sa i përket zbulimit të një vaksine. Por kjo është në duar të shkencëtarëve dhe stafit mjekësor. Nuk është në duart tona. Ne shpresojmë që të kemi një zgjidhje sa më parë. Por ajo që kemi në dorë është të presim, deri sa të kemi krijimin e një vaksine. Të gjithë shkencëtarët kinezë dhe ata botërorë po përpiqen për të zgjidhur këtë problem.
Lexoni gjithashtu
Ambasadori kinez në Tiranë: Miku i mirë në ditë të vështira, Kina do ta ndihmojë Shqipërinë