Televizioni shtetëror i Polonisë, TVP Info, ka akuzuar Senatin e vendit se ka shkelur lirinë e medias.
Të hënën, Senati i Polonisë tha se kanë dorëzuar një shkresë për të hequr akreditimin e një gazetari të televizionit shtetëror.
Ngjarja ka ndodhur pas një incidenti jashtë godinës së parlamentit polak, kur një përfaqësues i Senatit u godit nga kamera e TVP Info. Incidenti është filmuar nga disa prej kamerave që gjendeshin aty.
TVP Info tha se shkresa është një përpjekje “për të ndaluar punën e gazetarëve”.
Por çfarë ka çuar drejt kësaj lufte fjalësh?
Videoja që shkaktoi mosmarrëveshje
Të hënën, Drejtori i Informacionit të Senatit Polak ka ndarë me ndjekësit e tij në Twitter videon e një incidenti që kishte ndodhur jashtë godinës së parlamentit në Varshavë.
Nga pamjet duket Kryetari i Senatit të Polonisë, Tomasz Grodzki, duke lënë godinën së bashku me drejtoren e zyrës së tij Małgorzata Daszczyk dhe një anëtar tjetër të stafit.
Stafi i TVP Info vihen në ndjekje të tyre, duke u përpjekur për t’i marrë një intervistë Grodzki.
Teksa ata po ndjekin Grodzki deri tek makina e tij, Daszczyk përplaset me operatorin e kamerës dhe një goditet në kokë nga kamera.
[twitter_feed=https://twitter.com/GrzegorzFurgo/status/1216724440224059393]
Më pas u raportua se Daszczyk ishte shtruar në spital me “simptoma tronditje në kokë dhe shoku”. Euronews nuk ka mundur t’i verifikojë këto pretendime.
Lufta e fjalëve në rrjetet sociale
Disa deputetë polakë e kanë kritikuar TVP Info për incidentin, duke thënë se nga pamjet duket “se ishte e qëllimshme” nga ana e ekipit të gazetarëve.
Senati i Polonisë konfirmoi në Twitter se tashmë është dorëzuar shkresa për të hequr akreditimin e gazetarit në fjalë.
Por TVP Info ka nxjerrë gjithashtu një video të incidentit dhe pretendojnë për një rrjedhë tjetër të ngjarjeve.
[twitter_feed=https://twitter.com/tvp_info/status/1216785635362689024]
Drejtori i televizionit, Jarek Olechowski, ka akuzuar Daszczyk se i “ka zënë rrugën” kryetarit të kuvendit duke i dalë përpara operatorit të kamerës.
Kërcënim për lirinë e medias?
Olechowski tha se shkresa për të hequr akreditimin e gazetarit është një përpjekje për të parandaluar TVP Info për t’i bërë pyetje kryetarit të Kuvendit.
“Gazetarët e TVP Info janë të udhëzuar nga standardet më të larta të gazetarisë dhe veprojnë në interesin e publikut”.