Sulm ajror i Shteteve të Bashkuara, ku mbeti i vrarë gjenerali i ushtrisë iraniane Qassim Soleimani, e ka çuar Lindjen e Mesme në prag të konfliktit, teksa Irani është duke konsideruar se si do të përgjigjen për vrasjen e heroit të tyre kombëtar.
[twitter_feed=https://twitter.com/khamenei_ir/status/1213926150717743104]
Analistët kanë thënë se reagimi i Teheranit nuk ka gjasë të ndodhë gjatë tre ditëve të zisë kombëtare, por se tashmë liderët e vendit mund të jenë duke llogaritur lëvizjen e tyre të ardhshme.
Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u takua me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë ditës së hënë për t’i dhënë udhëzime për masat e mundshme hakmarrëse ndaj SHBA-së.
“Ai udhëzoi që sulmi të kryhej nga iranianë, dhe jo nga palë të treta, aleate apo forca miqësore në rajon,” shpjegon për Euronews analistin i Lindjes së Mesme Rami Khouri.
Agjencia e lajmeve Tasnim raporton se Irani ka përpiluar rreth 13 plane hakmarrëse të mundshme për vrasjen e Soleimanit. Raporti citonte Ali Shamkhanin, sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, duke thënë se edhe plani i tyre më i dobët do të kthehej në një “një makth historik” për Shtetet e Bashkuara, por nuk pranoi të jepte detajet të mëtejshme.
Shtetet e Bashkuara kanë baza ushtarake në Irak dhe Siri, si dhe prezencë ushtarake përgjatë gjithë Gjirit Persik: në Kuvajt, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara, Arabi Saudite dhe Oman.