English

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Lezhë? Detajet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbrëmjen e së hënës, Besnik Pjetri, autori i dyshuar ka shkuar në banesën e Pjeter Perjakut dhe Gent Perjakut duke i qëlluar për vdekje.

- Advertisement -

Ish-dhëndri i divorcuar prej 6 vitesh ka qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku. Korrespondenti i Euronews Albania Teodor Gjerga ka raportuar se në momentin që ndodhi ngjarja në banesë kanë rrezikuar të lëndoheshin edhe persona të tjerë të pranishëm.

Menjëherë pas këtij krimi, autori është larguar në drejtim të paditur, tha Gjerga. Sipas gazetarit, ende nuk dihet asgjë për të, ndërsa në gjithë Lezhën janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorit.

Konflikti ka disa vite që ka nisur. Dy viktimat jetonin në Itali dhe dje u kthyen. Sipas gazetarit, ata janë ruajtur nga autori dhe në momentin e parë që hynë në banesë u vranë.

Problemet në këto 6 vite kanë qenë kryesisht për të parë 2 vajzat që ndodhen me të ëmën në Itali dhe që familja e vajzës nuk e ka lejuar Besnik Pjetrin t’i shohë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×