Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë objekt të auditimeve të tij, rikonstruksionin e rrugës Uji i Ftohtë-Orikum dhe rezultati është se ka probleme të mëdha teknike, pasi Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka bërë projektim të gabuar.
Gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina tha se auditi i KLSH-së për këtë rrugë, nisi pasi një qytetar i Vlorës, i cili kishte një pjesë toke që kalonte në këtë projekt, pretendonte se nuk ishte kompensuar.
“Fondi Shqiptar i Zhvillimit është ndër institucionet që tenderon më shumë para sa i takon rikonstruksionit të rrugëve, kryesisht ato rurale. KLSH është vënë në lëvizje nga një qytetar i Vlorës, i cili kishte një pjesë toke që ia merrte projekti dhe sipas tij, nuk kishte përfituar para për shpronësimin e saj. Fillimisht ka filluar për këtë auditi dhe më pas është zgjeruar duke nxjerrë problematika të tjera”, u shpreh gazetari Zhabina.
Sipas raportit të KLSH-së, i përfunduar në muajin prill dhe publikuar në qershor, fondi ende nuk e ka një projekt përfundimtar për këtë rrugë.
Ai është gjithmonë në proces ndryshimi ç’ka ka sjellë si pasojë probleme në disa drejtime. Pas ndryshimit të projektit fillestar të dorëzuar nga ana e projektuesit, rezulton se objekti nuk disponon akoma leje ndërtimi.
LEXONI GJITHASHTU