Në 15 korrik Shqipëria do të gjendej përballë një sulmi masiv kibernetik që vinte nga jashtë vendit.
Të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania u goditën duke detyruar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit të mbyllën përkohësisht të gjitha shërbimet..
Qëllimi ishte i qartë; bllokimi i shërbimeve publike dhe grabitja e të dhënave nga serverat e e-Albania.
Për disa ditë me radhë AKSHI nuk ofroi asnjë shërbim duke detyruar të gjitha zyrat shtetërore të bllokonin punët e tyre deri në zgjidhjen e problemit.
Dy javë pas sulmit, AKSHI riktheu në funksion faqet dhe më vonë të gjitha shërbimet e platformës e-Albania.
Por gjatë kësaj kohë një faqe internet e quajtur Homeland Justice publikonte mesazhe shantazhuese në Twitter.
Në 20 korrik kryeministri Edi Rama do të njoftonte se të dyshuar për sulmin ishin dy vende jomiqësore me Shqipërinë.
Në 21 korrik, Departamenti i Shtetit do të njoftonte se Samiti i Iranit të Lirë që do mbahej në kampin e muxhahedinëve në Manëz rrezikohej nga një sulm.
Samiti do mbahej në datat 23 dhe 24 korrik, por që organizatorët me sugjerim të autoriteteve shqiptare vendosën ta anulojnë.
Në 8 gusht, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do njoftonte se pjesë e hetimit për zbulimin e autorëve të sulmit kibernetik ishte edhe FBI-ja amerikane.
Pas hetimeve gati dymujore me ndihmën edhe të hetuesve amerikane u faktua se sulmi ishte kryer dhe sponsorizuar nga Irani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasadorja Kim: SHBA do të ndërmarrë veprime për sulmin kibernetik iranian
- Rama ultimatum diplomatëve iranianë: Largohuni brenda 24 orëve