English

Si një poet anglez si Lordi Bajron u bë një hero kombëtar grek

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Poeti britanik Lord Bajron mbërriti në Greqi në prag të Krishtlindjes së vitit 1823 për t’iu bashkuar luftës së vendasve për pavarësi nga Perandoria Osmane. Njëqind ditë më vonë, më 19 prill 1824, ai u sëmur dhe ndërroi jetë nga ethet. Megjithatë sot, dy shekuj pas vdekjes së tij, koha e shkurtër e Bajronit në Greqi e ka bërë atë një nga heronjtë kombëtarë të vendit; një statujë që e tregon atë duke vdekur në krahët e një gruaje që simbolizon Greqinë, qëndron ende në sheshin qëndror të Athinës.

- Advertisement -

“Pse Bajroni, një nga shkrimtarët më të famshëm dhe më famëkeq të kohës së tij, ishte i gatshëm të jepte jetën për çështjen greke?”-shkruan Wall Street Journal në një artikull kushtuar poetit britanik.

WSJ thekson se lidhja e Lord Bajronit me Greqinë, lidhet me frymëzimin që ky vend i jepte për të shkruar.

Një udhëtim në Epir në vitin 1809 kishte bërë që të publikonte suksesin e tij të parë të madh, poemën e gjatë “Pelegrinazhi i Çajld Haroldit”. Megjithatë, më e rëndësishme ishte se Bajroni ishte nëj radikal në pikëpamjet politike, që identifikohej me një popull të shtypur që luftonte për liri. Në shtëpinë e tij në Angli, ai kishte simpatizuar ludditët – endësit që thyenin tezgjahët e rinj automatikë që i kërcënonin t’i linin pa punë. Në Dhomën e Lordëve, ai foli në emër të “këtyre njerëzve, të cilët tha se i kishte parë të vdisnin nga uria”.

E njëjta tipologji e frymëzoi në përshkrimin e popullit grek në poemën “Pelegrinazhi i Çajld Haroldit”. Bajroni u tall me idenë se grekët duhet “të ishin mirënjohës ndaj turqve për prangat e tyre, dhe ndaj francezëve për premtimet e tyre të pambajtura dhe këshillat e gënjeshtra”.

Armiqtë politikë të Bajronit e kishin dëbuar atë nga Britania. Greqia ofroi një mundësi për t’u hakmarrë kundër shokëve të tij aristokratë duke mbështetur njeriun e thjeshtë. “Dua të bëj një tërheqje parash për të shkuar mes grekëve ose amerikanëve – dhe të bëj diçka të mirë,” i shkroi ai bankierit të tij.

Shumë mbështetës të huaj të lëvizjes greke për pavarësi, të njohur si filo-helenë, përfunduan duke u larguar nga vendi me neveri nga mënyra se si po zhvillohej lufta. Bajroni, për shembull, u nis për të thyer rrethimin osman të qytetit grek të Mesolongjisë me një flotë prej 14 anijesh, të cilat ai i kishte punësuar duke shpenzuar  ekuivalentin e 500,000 dollarëve. Në vend që të dorëzonte paratë për çështjen kombëtare, një kontigjent grekësh të Bajronit vendosën t’i mbanin për vete dhe t’i jepnin lamtumirën kauzës. Bajroni i shkroi një miku se në të ardhmen ai shpresonte se paratë e tij do të viheshin “për qëllime më të mira sesa shlyerja e detyrimeve të prapambetura të flotës që lundrojnë larg”, dhe fajësoi veten se ishte treguar një budalla.

6 COMMENTS

  1. Analiza me idiote qe kam lexuar ndonjehere per Lord Bajron dhe jeten e tij. Keta qe pretendojne se jane gazetare jane nje kope injorantesh te palexuar te paditur,deri kur do ushqeni kopene o dythundrake qorra, po si ka mundesi te beni editorial per bajronin valla hero i greqise nderkohe qe ka shkruajtuj pafund per shqiptaret o legena,,,si ka mundesi qe cdo duhet ta lidhni me greqine.injorante dythundrake.

  2. Përallë me mbret! Një gënjeshtër e kulluar! gazetarë që skan lidhje me gazetarinë dhe me informimin në mënyrë të pavarur të paanshëm! Më shumë se sa ka shkruar për shqiptarët, nuk ka shkruar për asnjë popull! Ndërsa ju shkoni e bëni hero grek?! Turp!

  3. EuronewsAlbania-
    Congratulations on your Piece of Shit 💩 Article!
    Where do you get such idiots that produce such article against our National Identity and Our National Interests!
    Who the F*ck are greeks who depended on Albanian Suliots to gain their independence and build a fake history based on mystical truths.
    F*cking Idiots! Delete this sh*t 💩

  4. Ideja e ketyre palo artikuje vjen nga fodullizmi juaj se mund tu plasesh ne fytyre shqipetareve c’faredo lloj propagande e keta nuk do reagojne se nuk marrin vesh dhe ne jemi “Euro News” dhe po e thame ne nje gje apo WSJ shumica do ta pranoj se kemi goxha emer.

    Dijeni qe njerzit thjeshte ju neverisin dhe forcojne idene e njeanshmerise qe media si ju tregojne edhe pse operoni ktu duke zene frekuencat tona. Gjithashtu ne shqiptaret ketu jemi dhe historia nuk manipulohet dot sa do te perpiqeni. Kurajo e madhe me kete politike qe ndiqni por jo Euro News ta keni emri po si te doni ju, dijeni se do diskreditoheni shpejte me keto qe beni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?