English

Si para viteve ’90, Semani ndër plazhet e pakta publike, mbetet i frekuentuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Plazh si para viteve ‘90. Kjo është mënyra që kanë zgjedhur banorët e zonës së Semanit në Fier për të shijuar pushimet në verën e vitit 2023.

- Advertisement -

Çadra primitive, tenda dhe kasolle me çarçafë e kallama janë të vendosura në një gjatësi prej 1 km përgjatë vijës bregdetare. Sigurimi i ujit dhe ruajtja freskët e ushqimit janë një sfidë për ta, por përvoja shumëvjeçare i ka mësuar të gjejnë zgjidhje.

Ata pohojnë njëzëri se janë kushtet ekonomike dhe pamundësia financiare që u privojnë pushime më cilësore, por megjithatë në praninë e familjarëve të ardhur nga jashtë, koha kalon bukur duke shijuar ajrin e pastër dhe rërën kurative.

Banorët pohojnë gjithashtu se zona e Semanit e vijon këtë traditë të të bërit plazh në kushte të thjeshta që prej viteve ‘60, diçka që në ditët e sotme bën një kontrast të thellë me shërbimet bashkëkohore që ofrojnë lokalet në hapësirat jopublike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?