Kreu i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen e ndodhur në Komunën e Parisit teksa një vatër zjarri u ndez pasditen e sotme në ambientet e një pallati, vduke rrezikuar kështu jetën e banorëve.
Ndër detajet dhe sqarimin e situatës që deklaroi, Goxhaj shtoi gjithashtu se ishte një hap i mirë që banorët nuk lëvizën nga ambienti me tym ku ndodheshin pasi do përbënte rrezik një gjë e tillë.
Patëm një vatër zjarri në katin -1 të objektit të banimit. U vunë të gjitha shërbimet zjarrfikëse në lëvizje sepse tymi që u shkaktua nga djegia e dy automjeteve të konstatuara pas përfundimit të vatrës së zjarrit, depërtoi në shkallët e banimit dhe kjo e bënte të vështirë lëvizjen e qytetarëve.
Duhet vlerësuar që qytetarët kanë qenë shumë korrekt dhe nuk kanë lëvizur nëpër ambientet e shkallëve sepse në rast se ndodh kjo kur ambientet janë të mbushura me tym, atëherë përbën rrezik për jetët e banorëve.
Sipas raportimeve, nuk kemi pasoja fatale nga qytetarët, zjarri u vu shpejt në kontroll. Ekspertët dhe policia do vazhdojnë të hetojnë edhe për shkakun e zjarrit. Qytetarët i kemi shoqëruar deri në katet lart të pallatit dhe kanë qenë në gjendje të mirë. Një automjet zjarrfikës është në vendin e ngjarjes në rast se mund të ketë riaktivizim. Ndërkaq, energjia elektrike vijon të jetë normale”, deklaroi kreu i zjarrfikëses, Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Neutralizohen flakët në Komunën e Parisit, çfarë dyshohet të ketë shkaktuar zjarrin
- Rritet bilanci, 76 viktima dhe 9 të arrestuar pas zjarrit në vendpushimin e skive