Majk Blumberg u shfaq papritur duke marrë mbështetjen e 15% të votuesve të Partisë Demokratike amerikane, sipas sondazheve, edhe pse kishte qëndruar larg garës për kandidat deri në fund të vitit, e madje kishte munguar edhe te debatet dhe fushatat në terren, të cilat janë thelbësore për katër garat e para.
Blumberg, ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, që dikur identifikohej si republikan dhe më pas si i pavarur, e bëri debutimin presidencial këtë të mërkurë, pasi kërceu menjëherë në vendin e tretë në sondazhe kombëtare. Po si ndodhi kjo? Si arriti të marrë një vend aq të synuar nga të gjithë, kur nga skena e debatit u detyruan të largohen edhe figura të mirënjohura politike, si senatorët Kamala Harris dhe Kori Bruker?
Përgjigjja e thjeshtë është paraja. Që nga nëntori, Blumberg ka shpenzuar më shumë se 400 milionë dollarë me reklama, dhe ka pasur kohë televizive më shumë se të gjithë konkurrentët e tjerë bashkë. Ka blerë aq shumë reklama televizive, sa kandidatët e tjerë po detyrohen të rrinë jashtë këtij tregu, pasi janë rritur edhe çmimet e reklamave, siç ka raportuar “Politico”. Shpenzimi nuk është thjesht me blerje tradicionale mediatike. Blumberg ka shpenzuar 87 milionë dollarë me reklama në “Google” dhe “Facebook” gjithashtu.
Këto shuma të mëdha nuk përfshijnë paratë që u ka dhuruar degëve të Partisë Demokratike nëpër shtete, kandidatëve për kongres apo kryetarëve të bashkisë, gjë që mund të ketë shkaktuar edhe numrin e madh të figurave publike që kanë shpallur hapur mbështetjen e tyre.
Po ashtu, janë edhe shumat e mëdha që ka investuar në organizata që mbrojnë çështje të ndryshme, që tani janë duke i dhënë përfitime politike. Një shembull është fakti që pasi dhuroi fonde për grupin e kontrollit të armëve, “Everytown Control Group”, ata i ofruan një listë shumë të madhe e-mail-esh me votues potencialë.
Por mund të merren hapa konkrete për ta mbrojtur sistemin nga rreziku i qasjes plëngprishëse që përdor Blumberg për të blerë mandatin. Duhet të ndalohen reklamat politike dhe duhet vënë në zbatim një sistem financimi për zgjedhjet, që ligjvënësit të mos kenë nevojë për mbështetjen e dhuruesve të pasur si Blumbergu.
Me pak fjalë, Blumberg është duke e blerë kandidimin te Partia Demokratike, e ndoshta edhe presidencën. Çfarëdo opinioni të keni në lidhje me meritat e tij, apo me urgjencën për ta larguar presidentin Donald Trump, është e lehtë të kuptohet që kjo është e gabuar dhe e rrezikshme për demokracinë. Politikat e vendit (SHBA) po diktohen që tani nga interesat e korporatave dhe të pasanikëve të mëdhenj. Njerëzit më të pasur nuk duhen lejuar ta përdorin paranë për të kapur postin më të fuqishëm në botë.
Sado që problemi është i qartë, zgjidhja është pak e vështirë. Shumë grupe qeveritare dhe organizata që punojnë për të zgjidhur probleme si dhuna e armëve dhe ndryshimet klimatike, varen nga dhurimet e individëve të pasur dhe fondacionet personale.
Por mund të merren hapa konkrete për ta mbrojtur sistemin nga rreziku i qasjes plëngprishëse që përdor Blumberg për të blerë mandatin. Duhet të ndalohen reklamat politike dhe duhet vënë në zbatim një sistem financimi për zgjedhjet, që ligjvënësit të mos kenë nevojë për mbështetjen e dhuruesve të pasur si Blumbergu.
Derisa të vendoset ky ligj bllokimi, ka hapa të tjerë të përkohshëm që mund të sjellin ndryshim. Lajmet televizive pretendojnë se i shërbejnë një qëllimi qytetar, ndaj televizionet duhet të mbajnë qëndrim kundër shpërndarjes anti-demokratike të reklamave politike. Televizionet duhet të angazhohen e të japin kohë të barabartë televizive për kandidatët, ose kohë falas.
Qeveria federale duhet të përmirësojë zbatimin e rregullave ekzistuese, edhe ato që kërkojnë barazi midis politikanëve në TV. Teorikisht, rregulli për kohën e barbartë televizive i detyron televizionet me licenca publike që të ofrojnë mundësi të barabarta për kandidatët politikë, ndaj televizioneve nuk u lejohet që një kandidati t’i shesin kohë televizive e një tjetri jo.
Por, siç tregon dhe Blumbergu, kaq nuk mjafton për të ofruar mundësi të barabartë për blerje reklamash, pasi një kandidat me shumë para mund t’i mbysë stacionet televizive e të mos lërë kohë për të tjerët. Dimrin e shkuar, Marsi Kaptur, kongresmene demokratike e Ohajos, paraqiti një ligj që u kërkonte televizioneve të jepnin kohë falas për reklamat politike. Platformat e rrjeteve shoqërore të cilat mundësojnë që fushatat të bëhen ndaj një publiku shumë specifik, kanë nevojë për rregulla të ngjashme. Nëse rrjetet shoqërore do të detyroheshin t’u ofronin mundësi të barbarta kandidatëve, për t’u folur të njëjtës audiencë të shënjestruar, do të ishte një ndryshim i madh.
Po ashtu, televizionet duhet të refuzojnë reklamat mashtruese, dhe si rast studimi mund të marrin ato që ka përdorur Blumberg. Ndërkohë që “Komisioni Federal Tregtar” supozohet t’i mbrojë amerikanët nga reklamat e rreme, fushatat politike bëjnë zakonisht përjashtim nga këto rregulla. Shumë nga reklamat që Blumberg ka nxjerrë në transmetim deri tani e shtrembërojnë historinë tij kur kishte mandatin, si dhe jetën publike, dhe kjo sjell nevojën që ky rregull përjashtues të hiqet.
Në fakt, një nga aspektet më të rrezikshme të aftësisë që ka Blumberg për të përdorur reklamat në vend të debateve në vende publike, ku mund të përballet me pyetje nga njerëzit dhe me protestues, është se kjo jo vetëm e ka lejuar të jetë më lart se konkurrentët, por edhe të përhapë dezinformim në lidhje me pikëpamjet e tij, pa hasur asnjë kundërshtim. Po të bombardoheni nga reklamat e tij, mund të mendoni se është një liberal i përkushtuar që është sulmuar padrejtësisht nga mbështetësit e senatorit Berni Sanders, kongresmen i pavarur i Vermontit.
Blumbergu ka transmetuar reklama që thonë: “Majku do ta rrisë pagën minimale në 15 dollarë në orë”. Por Blumbergu nuk i ka mbështetur kurrë përpjekjet për të rritur pagën minimale. Reklama të tjera të Blumbergut qortojnë presidentin Donald Trump për faktin se do të ulë shpenzimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Por Blumberg ka qenë vetë një nga ata që donin të rritej mosha e daljes në pension, teksa paralajmëronte se deficiti i SHBA-ve do të vazhdonte të rritej.
Një tjetër reklamë mburr ndihmën financiare që ka dhënë Blumberg për të mbyllur termocentralet që punojnë me qymyr. Kjo mund të jetë e vërtetë, por ai ka investuar para në kompani nafte dhe gazi, si dhe ka dalë kundër atyre që kanë protestuar metodën “fracking” të kërkimit për naftë, (sonda që fusin ujë me presion në thellësi të tokës, e që akuzohen se shkaktojnë lëkundje toke dhe ndotje të burimeve ujore). Më pak fjalë, nuk është ndonjë hero i klimës.
Blumberg po përdor paratë për të mbytur lajme që mund ta dëmtojnë. Në javët e fundit, gazetarët kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një sërë komentesh që ngjallin shqetësime mbi racizmin, si për shembull në vitin 2008, kur për krizën ekonomike ai fajësonte mbylljen e procedurave të “ndarjes me vija të kuqe”, kur bankat thjesht zgjidhnin t’ua refuzonin kredinë klientëve që vinin nga pakicat etnike apo nga lagjet e varfra.
Në një tjetër lajm, Blumberg dëgjohet të mbrojë administratën e bashkisë së tij, në Nju Jork, për zbatimin e politikave “ndalo dhe kontrollo trupin”, nëpërmjet të cilave policia shënjestronte djem të rinj me ngjyrë apo latino-amerikanë dhe thjesht kontrolloheshin në trup për mbajtje sendesh të paligjshme. Blumberg iu përgjigj këtyre lajmeve duke postuar dy reklama të reja televizive të cilat e mburrnin për përkushtimin ndaj drejtësisë midis racave.
Ndërkohë, këtë fundjavë, “Uashington Post” publikoi një hetim që jepte detaje për padi të shumta, të bëra ndër dekada, në të cilat Blumberg dhe kompania e tij akuzoheshin për ngacmime seksuale. Në të njëjtën ditë, zyra e fushatës së tij zgjedhore publikoi një reklamë ku shfaqeshin gra të shumta, të cilat tregonin se si Blumbergu mbështeste praninë e grave në vende pune.
Po të donte t’i përdorte paratë për mirë, Blumbergu mund të blinte borxhin mjekësor që kanë krijuar të gjithë amerikanët. Por sido që të ketë dëshirë ta shpenzojë pasurinë, nuk duhet lejuar që ta përdorë për të pastruar të shkuarën, apo për të mbytur zërat e kundërshtarëve mes Partisë Demokratike. Mediat duhet të ndalojnë së marri para prej tij.
Andrew Perez është kërkues dhe gazetar që mbulon përdorimin e parave në politikë, dhe që jeton në Portland, Mejn, SHBA.