English

Si tejkalohen dëmet e biznesit nga COVID-19? Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri jep 8 propozime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Situata e COVID-19 ka bërë që Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqiperi, të propozojë disa masa ekonomike të nevojshme me qëllimin për t’i dhëne më shumë frymëmarrje bizneseve, profesionistëve dhe punonjësve, duke shmangur kriza të likuiditetit për shkak të derdhjes së kontributeve dhe taksave.

- Advertisement -

Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri i sygjeron qeverisë shqiptare të marrë këto masa, pasi sipas saj, kjo qasje pritet t’i japë frymë të re biznesit dhe ekonomisë shqiptare.

  • Pezullim i pagesave te taksave dhe kontributeve te detyrueshme qe jane ne ngarkim te biznesit dhe punemarresit, perfshirë taksat vendore si dhe mundesine, ne nje moment te dyte, e shlyerjes te se tyre detyrimeve me keste
  • Shmangien e penaliteteve per vonesa ne pagesa dhe per detyrime fiskale dhe te biznesit
  • Pergjysmimi në masen 50% të takses vendore per godinat qe perdoren nga bizneset;
  • Pezullimi, per periudhen fiskale 2020, i takses për plastikën dhe akcizat për lendet djegse qe perdoren ne ciklet prodhuese;
  • Shtyrja, per te gjitha bizneset, e afatit për dorëzimin e bilanceve, te pakten deri me date 30 qershor;
  • T’u lejohet shoqerive, ne rast bllokimi te aktivitetit, nxjerrja e të gjithë punonjësve në asistencë sociale, pa qene e nevojshme te aktivizohet procedura e pushimit nga puna.
  • Shtyrja automatikisht e vlefshmerisë së çertifikatave, autorizimeve, lejeve te ndyshme qe disponojne për bizneset, per te pakten per 2/3 muaj, pas mbylljes se zyrave publike dhe mos funksionimit me kapacitet te plote te Administrates Publike;
  • Aplikimi i nje Udhezim mbi masat per parandalimin e perhapjes se virusit Covid-19 ne ambjentet e punes.

Sipas Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri, të gjitha keto pika, kanë për qëllim ruajtjen e veprimtarive ekonokmike, duke shmangur kolapsin financiar si pasojë e bllokimit të aktivitetit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?