English

“Si u njoha me Talo Çelën dhe Erion Alibej” – Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkëpunëtorit i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar dëshminë e tij në GJKKO në megaprocesin “Plumbi i Artë”.

- Advertisement -

Dumani i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve dhe ka treguar si është njohur me Talo Çelën dhe Erion Alibej.

Dumani mësohet të jetë shprehur se Talo Çelën e ka njohur në vitin 2010 nga Ilirjan Feçi, ndërsa shtoi se ka pasur njohje edhe me dy vëllezër të tij.

Dumani tha se kishte kontakte edhe me të vëllanë e Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar në vitin 2020.

Ndërsa të penduarin tjetër të drejtësisë, Erion Alibej, Dumani deklaroi se e ka njohur në 2020 dhe se me të ka marrëdhënie shoqërore.

“Në fillim për Erion Alibeaj më ka vënë në dijeni Elio Bitri, se po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Më tha që Erion Alibej mendon se ju keni gjuajtur. Unë e mohova, se nuk kisha lidhje. Unë duke qenë i sigurt që nuk kisha lidhje dhe as vëllai kam kërkuar takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, që nuk ishte në Shqipëri në atë kohë. Më ka kërkuar Elio një natë. Erdhi Elio më mori. Takuam Arjan Spahiun. Më bëri kontroll fizik, pasi do takonim mikun e tij. Me një Mercedes shkuam tek një pallat ku takova Erion Alibeajn”, është shprehur Dumani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?