Siguria kibernetike, Çuçi thirrje të rinjve: Bashkohuni në projektin tonë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në konferencën për Sigurinë Kibernetike, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se vendi ynë ka nxjerrë mësime pas sulmeve të fundit ndaj infrastrukturës dixhitale duke rritur buxhetin për investime në këtë sektor.

“Pas sulmit kibernetik në sistemet e Policisë së Shtetit na u desh që të nxirrnim një mësim të mirë për t’u foksuar gjithnjë e më shumë tek mbrojtja e sistemeve tona. Pikërisht për t’i bërë të padepërtueshme këto siteme kemi shtuar buxhetin si asnjëherë më parë në të kaluarën për investimet në teknologji në Policinë e Shtetit dhe në mbrojtjen kibernetike. Vetëm përgjatë këtij viti kemi planifikuar 7.6 herë më shumë investime në teknologji për Policinë e Shtetit se viti i shkuar”, tha ministri Çuçi.

Ai foli më tej edhe për një arkitekturë të re të sigurisë kibernetike.

- Advertisement -

“Sulmi që na ndodhi, le të themi që pati edhe këtë të “mirë” sepse ngriti alertin si kurrë më parë tek ne për t’u përqëndruar në garantimin e infrastrukturës dixhitale. Dhe jo vetëm kaq, por ky ishte alarmi edhe për një strategji të re, me burime njerëzore shumë më të kualifikuara dhe mentalitet që kupton sfidat e sigurisë kibernetike”, deklaroi ministri Çuçi.

Në përfundim të fjalës së tij Ministri i Brendshëm foli edhe për një trajtim më të mirë financiar për burimet njerëzore që do të punojnë në sigurinë kibernetike. Ai i bëri gjithashtu ftesë të rinjve profesionistë të kësaj fushe që t’i bashkohen institucioneve publike.

“Në mënyrë që të ndërtojmë një ekosistem sa më të sigurt dhe të qëndrueshëm (resilient) ne duhet të çojmë në një nivel tjetër punën tonë. Synimi ynë është të jemi konkurrues njësoj si sektori privat kur është fjala tek përthithja në institucionet tona publike e kapaciteteve të mira njerëzore në këtë fushë. Po punojmë në këtë drejtim për një skemë të re trajtimi financiar dhe zhvillimi në karrierë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në këtë përpjekje të përbashkët për të mbrojtur sistemet tona dixhitale nga sulmet kibernetike.  E përfundoj këtë fjalë me një ftesë të hapur ndaj të rinjve dhe të rejave profesionistë të kësaj fushe, të na bashkohen në projktin tonë për të ngritur e forcuar strukturat dhe politikat e reja të sigurisë kibernetike në Policinë e Shtetit”, u shpreh ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kritikuan Kurtin, Kryeziu-opozitës: Deklaratë e dëmshme, dialogun s’e do Vuçiç

Arbëreshë Kryeziu i quajti të dëmshme deklaratat e opozitës në Kosovë, të cilat po fajësojnë kryeministrin Kurti dhe po thonë se ai nuk e...

A ishte paralajmëruar tensioni në veri? Andoni: Është momenti i së vërtetës…

“Nuk është jashtë parashikimeve”, kështu tha gazetari Ben Andoni lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I ftuar në “Review” në Euronews Albania...

Kurti falenderon kryetarin e ngujuar: Po tregon qendresë shembullore për rend e ligj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, çdo ditë merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme...

TË FUNDIT

“Po pengon implementimin e marrëveshjes që firmosi vetë”, Lushaku kritikon Kurtin

Jehona Lushaku ishte këtë të diel e ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth tensioneve të...

“Kryetarin e komunës e ngujuan në zyrë”, Krasniqi ngre pyetjen: A ja vlen përplasja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ngriti këtë të diel disa pikëpyetje në emisionin “Review” sa i takon situatës së krijuar në...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×