English

Siguria kibernetike, Shqipëria mbetet e rrezikuar nëse nuk merren masa

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Hakerimi në Shqipëri ka njohur rritje si fenomen vitet e fundit. Të dëmtuar kryesisht financiarisht kanë mbetur individë e biznesmenë, por rrisqet janë të mëdha dhe pre e sulmeve kibernetike mund të bien edhe institucione publike e ato private.

- Advertisement -

Nga ana tjetër strategjia e re kombëtare për krimin kibernetik, e cila po konsultohet synon të forcojë disa masa në kuadrin ligjor dhe atë praktik.

“Duhet të ketë një investim në këtë drejtim dhe duhet të ketë më shumë përgjegjshmëri, më shumë ndërgjegjësim në këtë drejtim. Pra, ky është kriminalitet, që është aktual dhe nuk është një kriminalitet që ndodh në një botë imagjinare, pra është i vërtetë dhe konkret.

Kjo është puna e parë që duhet të kuptohet dhe më pas duhet të këtë një lëvizje institucionale që të bashkohen dhe t’i japin një përgjigje të përbashkët kësaj gjëje”-tha eksperti i sigurisë, Elton Kërluku.

Përplasja mes Amerikës dhe Iranit ka bërë që analistët botërorë të vlerësojnë se një hakmarrje e mundshme e Iranit ndaj aleatëve të SHBA-së, mund të jetë përmes sulmeve kibernetike. Rastet e para u regjistruan në disa ëebsite amerikane ndaj për  ish-shefin e zyrës Kundër Krimit Lompjuterik në Policinë e Shtetit, është koha të merren masa.

“Ka zhvillime institucionanle në drejtim të rritjes së sigurisë kibernetike apo parandalimit të akteve kibernetike, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Duhet të këtë më shumë veprim proaktiv, duhet të ketë më shumë qasje që ne nuk duhet të presim që të ndodhi, por ne duhet të jemi ata që duhet ta zbulojmë, sepse ky nuk është një kriminalitet që është i dukshëm”- shtoi z.Kërluku.

Ndërkohë në policinë e shtetit pritet të krijohet edhe një njësi speciale për krimin kompjuterik. Rekrutimet e para dhe trajnimet kanë nisur për t’iu përgjigjur luftës me hakerat.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?